veprim-93
MЄƝƲ  
  MIR SE VINI
  Fotot e Miaa
  DVD Humor 2011
  DVD Humor 2010
  DVD Humor 2009
  Futboll Live
  Barcoleta
  Libra
  Weba Per Muzika
  Shkruaj Me Gjak
  Poezi Dashurie
  Gjeje Tri Dallime
  Vdekja
  Dhimbja
  Xhelozia
  Historia e Njeriut
  Qeshu pak...
  Luaj Lojra.
  99 Emrat e HALLAHUT
  Horoskopi (HuMoRiStiK)
  Wallpaper Natyra
  Lexo kuran
  Ç'është Feja Islame?
  Besimi ne Profetet e Allahut
  Besimi ne Allahun xh.sh.
  Çfare Suresh Lexojme Gjate Faljes?
  Nicka Humor
  Messenger 7.5
  Messenger 8.5
  Windows Live Messenger
  MSN Lite 7.5 - WLM 8.5
  Multi Msn
  TeamViewer 5
  Download Photofiltre
  Ulead Photo Express 6
  Download Internet Explorer 8
  Download Google Chrome
  NOD32 Antivirus
  FIFA 10
  Download PhotoImpact x3
  Si me ba nje folder qe smundet te shihet?
  Si Me Ba Folder Pa Emer?
  Qel qysh don add
  Nese deshironi qe mos te keni nick hiq?
  Kthe Piczon Ne TK.
  Downloado Prej Në Youtube..
  Disa weba per me ndreq foto
  Counter Strike 1.6
  Download Msn Plus.
  Zbukuro Emrin
  Download imesh V9
  Download WinRAR
  Download Google Earth
  Download Super Marion
  Ristartoja pc dikuj?
  Bor ne desktop ?
  Shkarko Kuranin Fisnik
  Ibrahim Tatlises-Mavi Mavi
  Emrah-Film Turkisht.
  Film Shqip-1 Miljon euro.
  E verteta ne plazh Pjesa-1
  Cim Baksuzi 2009 humor
  Martesa e Lalushit Pjesa-1
  Cim Tomahovka-Humor shqip
  Dashurija Mbi te gjitha
  Njeriu prej Dheu-Film Shqip
  Habili dhe Kabili-Film Shqip
  Djali dhe Mbreti-Shqip
  Filmi Jetimi i dubluar ne shqip.
  Lalushi per 8 Mars 2009
  Rob B Hood - Jacky Chan
  Jet Li Tai Chi Masters.
  Süper Polis 2 (Jackie Chan)
  Film Shqip Qendresa-1
  Qendresa-2
  Qendresa-3
  Prralle me tupan-8 Marsi 2009
  Stupcat Per 8 Marsi 2009
  Burgu i Mergimit 1-Film Shqip
  Burgu i Mergimit 2-Film Shqip
  Nje Pallto per babain tim ne Burg 1-Film Shqip
  Xheza Fati i Zi-Film Shqip
  Foto Humor
  Lionel Messi.
  Film Shqip Mesuesi
  Koha e Kometës
  Film Shqip Rruga pa Kthim
  Humor Shqip Katundar dhe Sheherli
  Film Shqip Nentoka-1
  Nentoka-2
  Nentoka-3
  DJELMOSHAT E RREZIKSHëM
  Martesa e Bariut-1
  Martesa e Bariut-2
  Muzika Patriotike
  Lojra
  Download Nero 9
  Download Firefox
  Ulead Photo Explorer 8.5
  Foto Fe Islame
  Barcoleta.
  Fjal Te Urta
  Nderro Fotot automatikisht ne msn
  Bane folderin me pasword.
  Media Shqipëtare
  Kthe Foton ne Link.
  Download MagicPhoto.
  Download Beauty Pilot
  Luaj Me Qifteli
  Mixha bib-Per 8 Mars 2009
  Bane Nickun Me Ngjyr
  Msn Plus Per 7.5
  Sulmo Vala 900
  Fshij programet qe nuk mund ti fshish ne menyr normale!
  Merr Ngjyra Per Msn Plus?
  Shiko cilen dite ke lindur?
  Weba Me Dergo SMS
  Photo Slideshow
  Hyn ne pc pa e dit password?
  Luaj Bilard
  Luaj Loje Me Kompjuter
  Luaj Me Kuaj Shum interesan
  Fjal Te Urta Dashurie
  Program qe te meson per me u fal
  YouTube
  Tv Live Shqip
  Nero 10
  Live-sky sports 1
  DeepFreeze 6.1
  Si me ja blloku dikuj msn per 1 or pa program..
  Nese Ju Prishet Tastiera
  Shiko TV Live Të Krejt Botes
  Bane Pc Me Fillu Me Bismilah
  Mausi shum i shpejt :D
  Bane Oren Ne Gjuhen Shqipe Ne PC Tuaj
  Shkarko Lojra
  Seven Remix XP
  AntiVirus Spyware Doctor
  Avira AntiVir Personal
  Norton AntiVirus 2011
  AVG Anti-Virus
  Adobe Photoshop Elements
  Bane Pc Me 4 Desktopa
  Photoshop CS5
  icecold reloaded
  Photoshop cs2
  Media player 11
  Adobe Reader X 10
  Windows 7 Manager
  Media Player Classic
  YouTube MP3 Converter
  Photo! Editor 1.1
  Windows Xp Setup
  WinZip
  Realtek ac'97 audio
  PhotoFiltre 6
  Perdore USB si RAM memorje
  Ndrroje emrin e recycle bin
  Shkarko Biliard Dhe Luaj :D
  Tinasoft
  Google Talk
  iTunes
  PhotoScape
  Video Converter
  Nokia PC Suite
  Qite Oren Ne Desktop
  Fjalor i komentimit te enderrave
  Perfect Keylogger
  San Andreas
  Need For Speed 2010
  Internet Explorer 9.0
  FIFA 2011
  Bani Folderat Me Ngjyra
  RealPlayer
  Yahoo MSN
  Retouch Pilot Lite
Besimi ne Allahun xh.sh.

--------------------------------------------------------------------------------

Besimi në All-llahun XH.SH.do të thotë të bindurit e fuqishëm se All-llahu është Zot, Sundues, Sundues dhe Krijues i çdo gjëje. Se vetëm Ai meriton t’i bëhet ibadet, me anë të: namazit, agjërimit, duasë, shpresës, frikës, përuljes dhe të dëgjesës. Se Ai posedon të gjitha cilësitë e përsosmërisë, dhe se Ai është larg çdo të mete.

Imani - besimi në All-llahun XH.SH. përfshinë tri gjëra:

1. Të besuarit se vetëm All-llahu është Krijues dhe Sundues i të gjithave (teuhidur-rububijje);

2. Të besuarit se vetëm Atij mund t’i bëhet ibadet (teuhidul-uluhijje); dhe

3. Të besuarit se vetëm Atij i takojnë emrat dhe cilësitë e përsosmërisë (teuhidul esma’i ves-sifat).

Prandaj, njeriu nuk mund të jetë besimtar në All-llahun përderisa nuk beson se All-llahu është Sundues i të gjithave dhe se sundues tjetër nuk ekziston, se vetëm Ai është Zot dhe se vetëm Ai mund të adhurohet, dhe se Ai është plotësisht i përsosur me cilësitë dhe me emrat e Vet, dhe se askush tjetër nuk është i përsosur dhe i përkryer.

Këto janë tre lloje të teuhidit që i ngërthen domethënia e imanit ndaj All-llahut XH.SH.,2 të cilët do t’i sqarojmë hollësisht çdonjërin prej tyre.

1. Teuhidur-rububijje

Teuhidur-rububijje shkurtimisht do të thotë:

Bindshmëria e fuqishme se All-llahu XH.SH. është Krijues dhe Sundues i të gjithave dhe se tjetër Sundues nuk ekziston.

Fjala Rabb në gjuhën arabe do të thotë pronar - udhëheqës. E, rububijjeti i All-llahut mbi krijesat e Tij do të thotë se vetëm Ai dhe i Vetmi Ai i ka krijuar ato, se vetëm Ai është pronar dhe se vetëm Ai i mirëmbanë ato dhe udhëheqë me to.3 Prandaj, teuhidur-rububijje do të thotë pranimi se All-llahu XH.SH. është i Vetmi Krijues i të gjitha krijesave dhe i Vetmi Pronar i tyre, se vetëm Ai i ngjallë dhe i vdesë ato, se Vetëm Ai u sjellë dobi apo dëm dhe se Vetëm Ai i pranon lutjet e krijesave, po qe se gjenden në situatë pa shtegdalje. Se vetëm Ai mund të bëjë me ta çka të dojë Vet, se vetëm Ai me të vërtetë jep dhe merr, se vetëm Ai krijon dhe se në duart e Tij janë të gjitha. Përkitazi me këtë, All-llahu XH.SH., na thotë:

"Vetëm Ai krijon dhe sundon! I Lartësuar është All-llahu, Sundues i botëve!" (El-A’raf: 54)

Në këtë lloj të teuhidit bënë pjesë edhe besimi në përcaktimin e All-llahut XH.SH. - besimi se çdo gjë që ndodh, ndodh me dijeninë, me vullnetin dhe me fuqinë e All-llahut XH.SH.4 Me fjalë të tjera, ky lloj i teuhidit do të thotë: të kuptuarit dhe të pranuarit se iniciator i njëmendtë që me të vërtetë vepron në këtë Gjithësi, është vetëm All-llahu XH.SH. me krijimin, udhëheqjen, ndryshimin, drejtimin (e lëvizjes), rritjen dhe me zvogëlimin, ringjalljen dhe vdekjen dhe me veprime të tjera, dhe se në tërë këtë askush nuk i shoqërohet Atij.

Kur’ani tejet qartë flet për këtë lloj të teuhidit. Gati se asnjë kaptinë e Kur’anit nuk e lë pa e përmendur atë, apo bile pa treguar në të në mënyrë të zhdrejtë. Ky është themel i llojeve të tjera të teuhidit, ngase vetëm Ai është Krijues i njëmendtë, Sundues dhe Udhëheqës, i Cili meriton t’i bëhet ibadet (çdo formë e adhurimit), që T’i shprehet dhe T’i drejtohet përulja dhe bindja. Dhe vetëm Ai është meritor që T’i drejtohet falënderimi, dhikri, duaja, shpresa, droja e të ngjashme. Pra, çka do qoftë nga ibadeti mund t’i kushtohet vetëm Atij i Cili posedon pushtet absolut dhe udhëheqë me të gjitha.5

Nga ana tjetër, vetëm Ai është Krijues i njëmendtë, Sundues dhe Udhëheqës, që i meriton cilësitë madhështore, të bukura dhe të përsosura. Për shkak se këto cilësi mund t’i posedon vetëm Sunduesi i të gjithë botëve, sepse, është e pamundur t’i përshkruhet pronësia dhe sundimi dikujt që nuk është i gjallë, që nuk dëgjon, nuk sheh, që është i pafuqishëm, memec, që nuk është në gjendje të bëjë atë që dëshiron vetë dhe që nuk është i përkryer në të folurit e vet dhe në veprat e veta.6

Andaj gjejmë se Kur’ani e përmend këtë lloj të teuhidit në kontekst të hamdit (falënderimit), të ibadetit, të nënshtrimit, të përkushtimit ndaj All-llahut XH.SH. dhe në kontekst të shpjegimit të cilësive të lartësuara dhe të emrave të bukur të Tij.

Në kontekstin e hamdit (falënderimit) çdo myslimanë në çdo rekatë këndon:

"Çdo falënderim i përket All-llahut, Zotit të botëve!" (El-Fatiha: 1).

All-llahu XH.SH. thotë: "Pra, falënderimi i përket vetëm All-llahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës - Zotit të Gjithësisë!" (El-Xhathije: 36)

Në kontekstin e nënshtrimit dhe përkushtimit (devocionit) Atij, All-llahu XH.SH. thotë:

"Thuaj: "Rruga e All-llahut - është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të udhëruar t’i bindemi Zotit të Gjithësisë". (El-En’am: 71)

Në kontekstin e të drejtuarit dhe të mbështetjes vetëm Atij, All-llahu XH.SH. thotë: "Thuaj: "Me të vërtetë, namazi im dhe adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë". (El-En’am: 162)

Në kontekstin e sqarimit se vetëm All-llahu XH.SH. mirret për mbrojtës, e askush tjetër, Kur’ani thotë:

"Thuaj: "A të marr për mbrojtës dikë tjetër përveç All-llahut, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës! Ai ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen!" Thuaj: "Mua më është urdhëruar që të jem i pari nga ata që binden (nënshtrohen)", - dhe: kurrsesi mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!" (El-En’am: 14)

Në kontekstin e duave, All-llahu XH.SH. thotë:

"Vetëm Ai krijon dhe sundon! I lartësuar është All-llahu, Zoti i Gjithësisë! Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë (në vete)! Ai, me të vërtetë, nuk i do ata që luten me zë të lartë." (El-A’raf: 54-55)

Në kontekstin e ibadetit, All-llahu XH.SH. thotë: "Përse të mos e adhuroj Atë, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju?" (Ja Sin: 22)

"O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, që të ruheni nga ndëshkimi. Zoti është Ai, që për ju Tokën e ka bërë shtrat dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej qielli lëshon shira dhe bën që të rriten frutet, ushqim për ju. Prandaj, mos i bëni me vetëdije shok All-llahut, sepse ju e dini (që Ai nuk ka shok)!" (El-Bekare: 21-24)

Me të vërtetë, vetëm Krijuesi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet në to, eshtë i Vetmi i Cili meriton që njeriu ta pranojë për Zot dhe për mbrojtës, dhe tërësisht t’i dorëzohet Atij, që duatë e veta t’ia drejtojë Atij dhe të mbështet tek Ai.

Nga ana tjetër, vërejmë se Kur’ani ndërlidhë rububijjetin e All-llahut XH.SH. - i cili pasqyrohet në sundimin e Tij me qiejt e me Tokën dhe me çdo gjë që ekziston në to - me konservimin e tyre me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të lartësuara. Soditi fjalët e All-llahut XH.SH. në ajetul-Kursijj:

"All-llahu është - s’ka tjetër zot përveç Tij - i Gjalli dhe i Përjetshmi! Atë nuk e kaplon as kotja, as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokënd pa lejen e Tij?! Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç që Ai ka dashur t’ua tregojë. Kursijja (dija-sundimi) e Tij përfshinë qiejt dhe Tokën, dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Larti, i Madhëruari!" (El-Bekare: 255)

Me të vërtetë, Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën është i Vetmi që jeton përgjithmonë dhe që nuk vdes kurrë , i Cili i mirëmbanë të gjitha, di çdo gjë, kujdeset për çdo gjë, i Cili është më i Lartësuari, më Madhështori.

Pastaj, përqëndrohu në këto fjalë të All-llahut XH.SH.:

"Ne e krijojmë njeriun dhe Ne dimë çka pëshpërit shpirti i tij, sepse Ne jemi më afër se damari i qafës së tij." (Kaf: 16)

"E si të mos dinte Ai, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht." (El-Mulk: 14)

Pra, nuk ka kurrfarë dyshimi se Ai i Cili i ka krijuar të gjitha krijesat, i mbikëqyrë ato dhe se Ai di çdo gjë ç’veprojnë ato.

E, për sa i përket atyre, të cilët pranojnë se All-llahu XH.SH. është Sundues dhe Krijues i të gjithave, por nuk e veçojnë nga hyjnitë e tjerë, por së bashku me Të adhurojnë edhe të tjerët, dhe që nuk e veçojnë sipas emrave dhe cilësive të Tij, duke i mohuar ato apo duke i krahasuar ato me cilësitë e krijesave të tjera, apo duke i komentuar ato në kuptimin figurativ që nuk ka bazë, atyre teuhidi i këtij lloji nuk do t’u shërbejë dhe assesi nuk do t’i nxjerrë ata nga rrethi i mosbesimit në rrethin e imanit. All-llahu XH.SH. na tregon në Kur’an se jobesimtarët (mushrikët) kanë pranuar se All-llahu është i Vetmi Krijues, por përkundër kësaj kanë mbetur mushrikë,7 ngase nuk e kanë veçuar All-llahun Y në uluhijjetin (hyjninë) e Tij, por i kanë adhuruar edhe të tjerët përveç Tij. Dhe për shkak se ata nuk i kanë bërë teuhid All-llahut XH.SH. në emrat dhe në cilësitë e Tij, në mënyrë që disa t’i mohonin dhe të mos i besonin atyre. Prandaj All-llahu XH.SH. për ta, thotë:

"Shumica e tyre nuk i besojnë All-llahut, por i bëjnë shok Atij." (Jusuf: 106)

Mufessiri i njohur El-Muxhahidi, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: "Imani i tyre në All-llahun është pranimi se ne na ka krijuar All-llahu dhe se Ai na furnizon që të gjithë, por ata krahas këtij pranimi i bëjnë ibadet edhe të tjerëve përveç Atij."8

Një pjesë e ulemasë nga brezat e parë, ka thënë: "Kur t’i pyesish: "Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën ?" Ata përgjigjen: "All-llahu", por megjithëkëtë e adhurojnë tjetër kë."9

All-llahu XH.SH. na thotë në Kur’an se edhe mushrikët kanë besuar se All-llahu është Krijues, Furnizues dhe Sundues:

"E, nëse i pyet kush i ka krijuar, ata, me siguri, do të thonë: "All-llahu!" E, nga po ia mbajnë atëherë?" (Ez-Zuhruf: 87)

"Thuaj: "Kush ju ushqen juve nga qielli dhe nga Toka? Ose, kush e ka në dorë të dëgjuarit dhe të pamurit? Dhe, kush mund të nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli? Dhe, kush i drejton gjërat? Ata do të thonë: "All-llahu!" E ti (o Muhammed!) Thuaj: "E, përse atëherë nuk i frikësoheni Atij?" (Junus: 31)

Nga ajetet e cituara shihet qartë se, gjithsecili që pranon se All-llahu është Zot i të gjithave, njëherit nuk është edhe ai që e ka besuar All-llahun si të Vetmin Zot, të Cilit i bëhet ibadet dhe i Vetmi të Cilit i përkasin të gjitha emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë.10 Shumica e njerëzve nuk mohojnë Krijuesin dhe udhëheqjen e Tij me krijesat, por shumë mosbesime të tyre rrjedhin nga adhurimi i tjetërkujt përveç All-llahut XH.SH..11

2. - Teuhidul-uluhijje

Teuhidul-uluhijje shkurtimisht do të thotë: bindshmëria e fuqishme se vetëm All-llahu XH.SH. është Zot i vërtetë dhe se tjetër zot nuk ekziston, dhe se të gjitha llojet e ibadetit (adhurimit) duhet t’i kushtohen vetëm Atij.

Fjala Ilah (Zot) në gjuhën arabe përdoret në domethënien e fjalës Me’luh (ai i cili adhurohet - atij të cilit i bëhet ibadet)12 E, ibadet në gjuhën arabe do të thotë të qenët i dëgjueshëm, i përulshëm, i përvuajtshëm. Disa alimë ibadetin e kanë definuar si dashuri e sinqertë me përvuajtëri të plotë. Ibadeti i cili na është urdhëruar në vete ngërthen domethënien e përvuajtërisë, e njëkohësisht edhe domethënien e dashurisë, andaj kjo është përulësia e plotë ndaj All-llahut XH.SH. me dashuri jashtëzakonisht të madhe ndaj Tij. Prandaj ibadeti ndaj All-llahut XH.SH. nuk është i rregullt nëse aty nuk përfshihen që të dy domethëniet e përmendura, dhe vetëm njëra prej tyre nuk është e mjaftueshme për korrektësinë e tij. All-llahu XH.SH. për ne duhet të jetë më i dashur se çdo gjë tjetër që ekziston, e njëkohësisht më i lartësuari prej të gjithëve.13

Teuhidul-uluhijje, pra, bazohet të besosh sinqerisht vetëm All-llahun Y, si nga pikëpamja esenciale ashtrru edhe nga ajo formale (në batin dhe në zahir), kështu që asgjë prej tij (besimi) nuk guxon t’i kushtohet dikujt tjetër përveç All-llahut XH.SH. Prandaj besimtari adhuron (i bënë ibadet) vetëm All-llahun e askë tjetër, pastaj vetëm Atë e don me të vërtetë, frikësohet vetëm prej Tij, shpreson vetëm prej Tij, duanë ia drejton vetëm Atij, mbështetet vetëm në Të, vetëm ndaj Tij shprehë përvuajtërinë, përulësinë, pendesën dhe të gjitha llojet e tjera të ibadetit.

Kjo pjesë e teuhidit në esencën e vet ngërthen të gjitha pjesët e tjera të besimit në All-llahun Y si Krijues dhe besimin në atë se Ai është i Vetmi që posedon emra të bukur dhe cilësi të përsosmërisë, që nuk është rast i kundërt. Sepse, të besuarit dhe të pranuarit e All-llahut XH.SH., si Krijues dhe Sundues nuk do të thotë se i njëjti e pranon si të vetmin të cilin e adhuron.14

Njeriu mund ta pranojë All-llahun Y si të Vetmin Krijues, por të mos e adhurojë fare Atë (nuk i bënë ibadet Atij). Gjithashtu, edhe besimi në All-llahun Y si të Vetmit që i përkasin emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë (teuhidul-esma’i’ ves-sifat) nuk i përfshinë llojet e tjera të teuhidit.

Por, njeriu, i cili i bënë All-llahut XH.SH. teuhidul-uluhijje, duke u bindur dhe duke e pranuar Atë si të Vetmin i Cili meriton të adhurohet (që T’i bëhet ibadet) dhe se këtë askush tjetër përveç Tij nuk meriton nga kurrnjë aspekt, ai me këtë pranon All-llahun Y për Krijues dhe Sundues të të gjithave dhe se vetëm Atij i përkasin të gjitha emrat dhe të gjitha cilësitë e përsosmërisë, sepse ibadeti i njëmendtë mund T’i bëhet vetëm Zoti të Përsosur, e jo dikujt tjetër që nuk është Zot.15 Sepse, si mund të adhurohet dikush, që nuk është krijues i cili nuk udhëheq me të, dhe si mund të adhurohet dikush, që nuk është i përsosur dhe i përkryer?

Me sa parashtruam më sipër, shihet qartë se kelimei shehadeti (La ilahe ilall-llah) në vete ngërthen të gjitha llojet e teuhidit, sepse domethënia e tij e drejtpërdrejtë është të besuarit në teuhidul-uluhijje i cili në vete ngërthen edhe teuhidur-rububijje edhe teuhidul-esma’i ves-sifat.

Prandaj, me këtë lloj të teuhidit (teuhidul-uluhijje) ka filluar feja dhe me të ka përfunduar, kjo është forma (zahir) dhe esenca (batin) e fesë dhe për shkak të tij janë krijuar të gjitha krijesat. All-llahu XH.SH. thotë:

"Xhinnët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Edh-Dharijat: 56)

Ibni Tejmiu thotë: "Sipas këtij lloji të teuhidit dallohen muvehhidët dhe mushrikët - ata të cilët sinqerisht adhurojnë All-llahun Y dhe ata të cilët, krahas Tij adhurojnë edhe diç tjetër - dhe për shkak të këtij do të realizohet shpërblimi apo ndëshkimi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, e kush nuk pranon këtë, do të mbetet ndër mushrikët."16

Për shkak të këtij lloji të teuhidit janë dërguar edhe Pejgamberët dhe janë shpallur Librat. Nuk ka ekzistuar kurrnjë Pejgamber që i është dërguar njerëzve, e që teuhidul-uluhijje të mos i jetë bazë dhe esencë i misionit të tij. All-llahu XH.SH. thotë:

"Ne çdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. Të gjithë ata thoshin: "Adhuroni vetëm All-llahun, e shmagiuni idhujve." (En-Nahël: 36)

"Ne nuk kemi dërguar asnjë Pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur: "S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni vetëm Mua!" (El-Enbija: 25)

All-llahu XH.SH. na informon se Pejgamberët e Tij janë: Nuhi, Hudi, Salihu, dhe Shu’ajbi, dhe çdonjëri prej tyre i ka thënë popullit të vet:

"O populli im, adhurone vetëm All-llahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij!" (El-Mu’minun: 23; Hud: 61; El-A’raf: 65)

All-llahu XH.SH., gjithashtu, na informon se Ibrahimi u i ka thënë popullit të vet:

"Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtar i vërtetë, dhe nuk jam nga ata që i bëjnë shok All-llahut!" (El-En’am: 79)

Pra, Ky lloj i teuhidit është thelbi i fesë islame, andaj sharti i parë i Islamit është kelimei shehadeti. Pejgamberi i All-llahut thotë: "Islami bazohet në pesë gjëra: dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhammedi është Pejgamber i All-llahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit Ramazan dhe kryerja e haxhxhit."17

Të pranuarit e All-llahut XH.SH. si të Vetmin i Cili adhurohet, nga ne kërkon që vetëm Atij T’i drejtohemi me çdo trajtë adhurimi dhe që zemrat tona gjatë kësaj të jenë tërësisht të pastërta nga çdo drejtim tjetër. Në këtë formulim hyjnë edhe shumë gjëra të tjera. Ja disa prej tyre:

1. - Domosdoshmëria e dashurisë së sinqertë ndaj All-llahut XH.SH.. Njeriu nuk guxon që edhe në dashurinë e vet të ketë dikë të barabartë apo mbi All-llahun Y. Prandaj, nëse dikush e do dikë sikur që e do All-llahun Y, apo më tepër se Atë, atëherë ky ka bërë shirk. All-llahu XH.SH. thotë:

"Ka njerëz që në vend të All-llahut marrin disa gjëra të tjera për hyjni dhe i duan ato sikurse All-llahun; ndërsa ata që besojnë, e duan shumë më tepër All-llahun." (El-Bekare: 165)

Në shirkun e madh, të cilin All-llahu XH.SH. nuk do ta falë, pos me pendesë për të, bën pjesë edhe ajo që njeriu ta dojë dikë tjetër përveç All-llahut siç duhet All-llahu XH.SH.18 Njeriu, sipas natyrës së vet, është i prirur për ta dashur vetvetën, prindërit, fëmijët, atdheun, pasurinë e të ngjashme, andaj përshpirtëria (devotshmëria) e tij e sinqertë ndaj All-llahut XH.SH. nuk do të thotë asgjësim apo pengesë të kësaj ndjenje natyrore, por nga besimtari kërkohet që dashuria e tij ndaj çkado qoftë tjetër në këtë botë, të jetë pas dashurisë ndaj All-llahut XH.SH., që dashuria ndaj All-llahut XH.SH. tek ai të jetë mbi dashuritë e tjera, kështu që të jetë i gatshëm që tërë atë që dashuron, nëse vjen gjer tek kontradikta mes asaj që kërkon nga ai dashuria ndaj All-llahut XH.SH. dhe çkado qoftë tjetër që dashuron, duhet ta sakrifikojë në emër të All-llahut XH.SH.. All-llahu XH.SH. i kërcënohet atyre të cilët i japin përparësi vlerave të kësaj bote, të cilat i duan më shumë sesa All-llahun Y dhe Resulull-llahun e, e thotë:

"Thuaj: "Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj, që e keni fituar, tregtia - për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë, dhe shtëpitë - në të cilat e ndieni veten rehat, u janë më të dashura se sa All-llahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa ta sjellë vendimin All-llahu. E, All-llahu, nuk do t’i udhëzojë mëkatarët në rrugën e drejtë." (Et-Tevbe: 24)

2. - Domosdoshmëria e veçimit të All-llahun në dua, në tevekkul (mbështetje) dhe në shpresë, nga aspekti se askush përveç All-llahut XH.SH. nuk është në gjendje ta plotësojë atë. All-llahu XH.SH. thotë:

"Dhe, përveç All-llahut mos iu lut tjetërkujt, të cilët nuk të sjellin as dobi as dëm, e nëse e bën këtë, ti atëherë, me të vërtetë, je nga pabesimtarët." (Junus: 106)

"...Dhe, nëse jeni besimtarë (të vërtetë), mbështetuni në All-llahun!" (El-Maide: 23)

"Ata të cilët besojnë dhe të cilët emigrojnë dhe luftojnë në udhën e All-llahut, ata mund të shpresojnë mëshirën e All-llahut. Se All-llahu është mëshirues dhe falë." (El-Bekare: 218)

3. - Domosdoshmëria e veçimit të All-llahut XH.SH. përkitazi me frikën. Ai i cili konsideron se disa nga krijesat mund t’i sjellin dëm me vullnetin dhe fuqinë e tyre personale,19 e nga ky shkak i frikësohen atyre, atëherë ky i ka bër shirk All-llahut XH.SH..

All-llahu XH.SH. thotë:

"... Dhe, druajuni vetëm prej Meje!" (En-Nahël: 51)

"Nëse All-llahu të sjellë ndonjë dëm, askush nuk mund të ta largojë, përveç Tij, e nëse Ai don të ta bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush të ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij; dhe Ai është falës dhe mëshirues." (Junus: 107)

4. - Domosdoshmëria e veçimit të All-llahut XH.SH. në të gjitha llojet e ibadetit trupor, siç është namazi, ruku’a, sexhdeja, agjërimi, therja (e kurbanit), tavafi dhe të gjitha format e ibadetit gjuhësor, siç është betimi, kërkim ndjese etj.

Ky dhe çdo lloj tjetër i ibadeteve duhet të jenë të kushtuara vetëm e vetëm All-llahut XH.SH., e ai i cili çkado qoftë prej tyre i kushton dikujt tjetër, përveç All-llahut XH.SH., ai i ka bër shirk Atij. All-llahu XH.SH. thotë: "All-llahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë tjerat mëkate kujt të dojë (përveç këtij). Kushdo që t’i bëjë shok All-llahut, ai me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë." (En-Nisa: 116)
3. Teuhidul-esma’i ves-sifat

Teuhidul-esma’i ves-sifat shkurtimisht do të thotë bindshmiria e fuqishme se All-llahut XH.SH. i përkasin të gjitha emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë, se Ai është larg atributeve të mangëta dhe se Ai me cilësitë e Tij shquhet mbi të gjitha krijesat. Cilësitë dhe emrat të cilat na janë të njohura vetëm nga fjalët e Tij dhe nga fjalët e Pejgamberit të Tij, pa kurrfarë ndryshimesh të fjalëve të tyre, pa mohimin e tyre parcial apo të tërësishëm, pa tentim që tërësisht të kuptohen ato dhe të shpjegohen thelbësisht apo komparacionit me cilësitë e krijesave.

Nga ky formulim jipet të kuptohet se teuhidul-esma’i ves-sifati, bazohet në tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk do të jetë besimtar në këtë lloj të teuhidit.20

a) - Të besuarit se All-llahu XH.SH. nuk i gjason krijesave dhe se është larg çdo të mete;

b) - Të besuarit në emrat dhe në cilësitë e All-llahut XH.SH. që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, pa kurrfarë mungese apo shtimi dhe pa kurrfarë shtrembërimesh apo mohimesh; dhe

c) - Shuarja e çdo dëshire për të kuptuar domethënien e vërtetë të këtyre cilësive.

a) - Me parimin e parë nënkuptohet mohimi i çdo ngjashmërie ndërmjet cilësive të All-llahut XH.SH. dhe cilësve të krijesave. Argument për këtë janë fjalët e All-llahut XH.SH.:

"Dhe askush nuk i gjason Atij!" (El-Ihlas: 4)

"All-llahun mos e krahasoni me kurrgjë!" (En-Nahël: 74)

Imam Kurtubi, duke komentuar ajetin "Dhe askush nuk i gjason Atij!", thotë: "Këtu flitet se All-llahut XH.SH., me lartësinë e Tij, në madhështinë e Tij, me pushtetin e Tij, me emrat e bukur dhe me cilësitë e përsosura të Tij, nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, e as që mund të krahasohet ndokush me Të. Gjithashtu, edhe cilësitë e All-llahut XH.SH., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet - e ato janë të përbashkëta sipas shqiptimit në raport me All-llahun Y dhe me krijesat e tjera - assesi nuk i gjasojnë domethënies së vërtetë të tyre, ngase cilësitë e Atij që gjithmonë ekziston nuk janë të njëjta sikurse cilësitë e atyre të cilët janë krijuar nga Ai."21

Kurse El-Vasiti - rahimehullahi te’ala - thotë: "Nuk ekziston ndonjë qenie siç është qenia e Tij, as ndonjë emër siç është emri i Tij, as ndonjë vepër siç është vepra e Tij, përveçse nga pikëpamja gjuhësore (shqiptimit). Qenia, që nuk është e krijuar, është larg asaj që të ketë cilësi çfarë posedon e krijuara. Siç është e pamundur që qenia e krijuar të ketë cilësitë e Atij që nuk është i krijuar. E tërë kjo është drejtim i pasuesve të së vërtetës, udhës (Sunnes) së Pejgamberit e dhe xhema’atit të brezave të parë të myslimanëve."22

Sejjid Kutbi në tefsirin e vet, duke komentuar këtë ajet, thotë: "Natyra e njeriut në tërë këtë beson vetvetiu, ngase gjërat e krijuara, të cilat i ka krijuar Ai vetë, njëherit nuk mund t’i përngjajnë krijuesit."23

Në këtë parim bënë pjesë edhe mohimi i çdo gjëje që i kundërvihet asaj me çka All-llahu XH.SH. e ka përshkruar Vetveten, ose me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij. Prandaj, besimi në All-llahun Y, si të Vetmit që i përkasin emrat dhe cilësitë e përsosmërisë, kërkon prej nesh të mohojmë dhe të dëbojmë mundësinë se Ai mund të ketë grua, shok, partner (ortak), ndihmës, ndërmjetsues (përveç me lejen e All-llahut) dhe mbrojtës nga poshtërimi. Siç kërkon edhe mohimin se Atë mund ta kaplojë kotja dhe gjumi, lodhja, kapitja, vdekja, padrejtësia, shkujdesja, harresa, pagjumësia, transformimi dhe cilësi të tjera mangësie.

b) - Parimi i dytë kërkon obligueshmërinë e kufizimit të çdo gjëje që i përshkruhet All-llahut XH.SH. vetëm në atë që është përmendur në Kur’an dhe në hadithet e Resulull-llahut e Sepse, cilësitë dhe emrat e All-llahut XH.SH. kuptohen me anë të të thënave, e jo me anë të përsiatjes personale. All-llahu XH.SH. assesi nuk mund të përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar PejgamberiTij.

Gjithashtu edhe nuk emërohet, përveçse me emrat, me të cilat e ka quajtur Vetveten apo me të cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij. Për shkak se All-llahu XH.SH. i di më së miri emrat dhe cilësitë e Veta. All-llahu XH.SH. thotë:

"... Thuaj: "A e dini më mirë ju apo All-llahu?." (El-Bekare: 140)

Duke qenë se All-llahu XH.SH. di më së miri për Vetveten, dhe pasi që Pejgamberët e Tij e kanë folur vetëm të vërtetën, sepse ata kanë transmetuar vetëm atë që u ka shpallur All-llahu XH.SH., atëherë, në sferën e emrave dhe të cilësive të All-llahut XH.SH. - duke i pranuar ato - jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj që na ka informuar All-llahu XH.SH. dhe Pejgamberi i Tij. Imam Hambeli thotë: "All-llahu XH.SH. nuk përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten, apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak Kur’anin dhe Hadithin."24

Nu’Ajm bin Hammadi - mësuesi i Buhariut - ka thënë: "Ai i cili e krahason All-llahun me krijesat e Tij, ai ka bërë kufër, kush mohon çkado qoftë nga ajo me çka All-llahu XH.SH. e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, ai ka bërë kufër, dhe ajo me çka All-llahu XH.SH. e ka përshkruar Vetveten dhe me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij nuk mund të barazohet me asgjë dhe nuk mund të krahasohet me asgjë."25

Ky parim kërkon nga çdo njeri i moshës madhore - moshës ligjore sipas Sheriatit - që të besojë tërë atë që transmetohet nga emrat dhe cilësitë e All-llahut XH.SH. në Kur’an dhe në Sunnetin e Resulull-llahut e dhe t’i pranojë ato sipas domethënieve të tyre të qarta dhe parimore në gjuhën arabe, duke mos mohuar diç prej tyre dhe duke mos shtrembëruar diç gjatë komentimit duke u larguar nga domethënia e tyre.

c) - Parimi i tretë kërkon nga njeriu që t’i besojë të gjitha cilësive të përmendura në Kur’an dhe në Sunnet, pa pyetje për esencën e tyre dhe për domethënien e tyre të vërtetë (lidhur me All-llahun Y). Sepse, të konceptuarit e cilësive bazohet në të konceptuarit e qenies, sepse, cilësitë dallohen në ujdi me dallimin e bartësve të tyre. Sikurse që assesi nuk pyesim për qenien e All-llahut XH.SH. dhe kualitetin e Tij, po ashtu assesi nuk është korrekt të pyesim për cilësitë e Tij.26 Prandaj transmetohet nga një numër i madh i brezave të parë (selef) se, kur i patën pyetur për ngritjen (el-istiva) e All-llahut XH.SH., ishin përgjegjur: "Ngritja është e njohur, ndërsa mënyra e saj është e panjohur, të besuarit në të është vaxhib e pyetja për mënyrën e saj është bid’at."27

Pra, selefët janë pajtuar se mënyra (e ngritjes së All-llahut XH.SH.) është e panjohur për ne dhe se pyetja për të është bid’at. Andaj sikur të na pyeste dikush: "Në ç’mënyrë Zoti ynë zbret në qiellin botëror?" Ne do ti thoshim: "Si duket Ai?" E, nëse thotë se nuk e di se si duket Ai, ne do t’i thoshim: "Ne nuk dimë se si zbret Ai, sepse dituria për atributin kërkon dituri mbi bartësin e atij atributi. E, si mund të kërkosh prej nesh të të shpjegojmë në ç’mënyrë All-llahu XH.SH. dëgjon, sheh, flet, si ngritet dhe si zbret, e ti nuk e di se si duket Ai? Nëse ti pranon se All-llahu XH.SH. dhe eksiztenca e tij është me të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe se askush nuk i gjason Atij, ngjashëm me këtë është edhe të dëgjuarit dhe të pamurit e Tij, zbritja dhe ngritja e Tij, është fakt i vërtetë, e që njëkohësisht nuk i gjason shqisës të të dëgjuarit të krijesave, të të pamurit, të folurit, zbritjes dhe ngritjes së tyre."28

Me sa ekspozuam më lartë, rezulton se këtë lloj të teuhidit e trazojnë disa gjëra, të cilat myslimani nuk do të guxonte t’i lejojë vetes:

1. - Et-teshbih - krahasimi i cilësive të All-llahut XH.SH. me cilësitë e krijesave (antropomorfizmi), siç e krahasojnë të krishterët Isain u (të birin e Merjemes), hebrenjtë Uzejrin, e mushrikët idhujt e tyre me All-llahun Y Apo, sikurse që disa sekte e krahasojnë fytyrën e All-llahut XH.SH. me fytyrën e krijesave, dorën e Tij me dorën e krijesave, të dëgjuarit ë Tij me të dëgjuarit e tyre e të ngjashme.29

2. - Shtrembërimi i domethënies së cilësive të All-llahut XH.SH. me komentime figurative, dhe çfarëdo ndërrimi dhe zëvendësimi në to (et-tahrif bit te’vil), siç është shtrembërimi i fjalëve, të emrave dhe të cilësive duke shtuar, duke munguar apo duke ndërruar herektet (konsonantet) në fjalë, siç kanë vepruar disa me fjalët e All-llahut XH.SH.: "... E, All-llahu, me siguri, ka biseduar me Musain." (En- Nisa: 164) - kështu që ne vend të damme-s në fjalën All-llah e kanë vënë fet’h-in, në mënyrë që domethënia të jetë se All-llahu nuk ka folur me Musain, por Musai ka folur me All-llahun.

Rruga më e drejtë përkitazi me cilësitë e All-llahut XH.SH. është drejtimi i brezave të parë myslimane (selef), të cilët i kanë përshkruar All-llahut XH.SH. atë që Ai i ka përshkruar Vetes dhe atë që ia ka përshkruar Pejgamberi i Tij, pa alegori, me të cilat mohohen cilësitë dhe pa komparacione të cilat nuk i përshtaten Madhërisë dhe Unitetit (vahdanijjeit) të All-llahut XH.SH..

Prandaj e tërë ajo që përmendet në Kur’an dhe në hadithe autentike, siç është dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhërimi, kënaqësia dhe cilësitë e tjera, ne ia përshkruajmë All-llahut XH.SH., pa krahasime me cilësitë njerëzore dhe pa komentime alegorike të cilat shpiejnë në mohimin e tyre.30 Dhe themi ashtu siç ka thënë imam Shafiu: "E besoj All-llahun dhe tërë atë çka ka ardhur nga All-llahu ashtu siç dëshiron Vetë Ai dhe e besoj Pejgamberin e All-llahut dhe tërë atë që ka ardhur prej tij ashtu siç ka menduar dhe siç ka dëshiruar ai."31

3. - Et-ta’til - Të kuptuarit se All-llahu është i privuar nga të gjitha atributet, mohimi i cilësive të All-llahut XH.SH. dhe kundërshtimin e lidhshmërisë së tyre me qenien e All-llahut XH.SH.. Siç është mohimi i përsosmërisë së plotë të All-llahut XH.SH. me anë të kundërshtimit të emrave dhe të cilëcive të Tij. Apo mohimi i ndërsjelljes me All-llahun Y duke lënë ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit të tyre, ose, siç konfirmojnë disa, që materia ka ekzistuar gjithnjë (nuk është krijuar) dhe se All-llahu XH.SH. nuk e ka krijuar atë. 32

4. - Et-tekjif - shqyrtimi mbi kualitetin;: caktimi i kualitetit të cilësive të Zotit dhe të konstatuarit e esencës së tyre.

Pranimi i vërtetë i cilësive dhe i emrave të All-llahut XH.SH., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, në domethënien e tyre origjinare, pa bërë krahasime, shtrembërime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenë drejtimi (medhhebi) i selefëve - as’habëve, tabi’inëve, dhe tabitabi’inëve. Esh-Shevkani thotë: "Drejtimi i selefëve nga as’habët, tabi’inët dhe tabitabi’inët është pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilësitë e All-llahut XH.SH. në domethënien e tyre rrënjësore, pa kurrfarë shtrembërimesh, alegorish tejet të theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa më e madhe e te’vilit (komentimit figurativ). Ata, nëse i pyeste dikush për diçka lidhur me cilësitë e All-llahut XH.SH., i citonin argumentet dhe përmbaheshin nga thashethemet, duke thënë: "All-llahu XH.SH. ka thënë kështu, dhe ne asgjë më tepër nuk dimë lidhur me këtë, dhe nuk tentojmë të flasim për atë që nuk dimë, e as që na ka dhënë të drejtë All-llahu XH.SH. ta tejkalojmë këtë." E, nëse pyetsi megjithatë përpiqej të kuptonte diç më tepër përkitazi me këtë, ata e qortonin duke ia ndaluar të interesohet për atë që nuk i përket atij dhe të kërkojë diç që është e pamundur të arrihet, përveçse duke hyrë në bid’at i cili është jashtë asaj në çka bazoheshin ata, e që e kanë mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut XH.SH., e tabi’inët nga as’habët dhe tabitabi’inët nga tabi’inët. Në këta shekuj të famshëm ka mbretëruar qëndrimi unanim përkitazi me cilësitë e All-llahut XH.SH.. Ata kujdeseshin për atë që u ka urdhëruar All-llahu XH.SH. dhe bënin atë që u ka urdhëruar ta bëjnë, duke filluar nga emrat e All-llahut XH.SH. e gjer tek namazi, dhënia e zekatit, agjërimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhënia) e pasurisë për qëllime bamirësie, që është garancë e fitimit të Xhennetit dhe të shpëtimit nga zjarri i Xhehennemit. Pastaj, kujdeseshin për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, e pengonin përdhunuesin nga trazirat me të gjitha mjetet që i kishin në disponim, dhe nuk interesoheshin për asgjë tjetër që All-llahu XH.SH. nuk ka kërkuar prej tyre, e as që i ka obliguar të kuptojnë esencën e tij. Prandaj, atëbotë feja ka qenë e pastër nga miksturat e risirave (bid’ateve).33

Emrat e bukur të All-llahut xh.sh.

Emrat e bukur të All-llahut XH.SH. janë emra të përveçëm të Tij për të cilët Ai na ka njoftuar në Kur’an dhe Pejgamberi i Tij në hadithe. Çdonjëri prej tyre tregon një apo më shumë cilësi të All-llahut XH.SH.. Çdo emër është derivat i foljes përkatëse, si p.sh. El-’Alimu i Gjithdituri (Gjithdijshmi) është derivat i foljes ‘alime - di, ditur. Rasti i njëjtë është edhe me emrat El-Kadiru - i Fuqishmi, Es-Semi’u - Dëgjuesi (që i dëgjon të gjitha), El-Besiru - Vështruesi (që i sheh të gjitha), dhe me të gjithë emrat e tjerë.

Ndërsa, emri që në vete përmban domethëniet e të gjitha emrave dhe të gjitha cilësive është All-llah. Dijetarët islam ndahen në mendime rreth rrënjës së kësaj fjale. Disa mendojnë se është nxjerrë nga fjala el-ilah, e të tjerët mendojnë se ky assesi nuk është derivat.34

Këta emra njëkohësisht janë edhe cilësitë e All-llahut XH.SH. dhe këtu nuk ka kurrfarë kontradiktash. Err-Rrahmanu - i Gjithëmëshirshmi (në këtë botë) është njëkohësisht edhe emër edhe cilësi e All-llahut XH.SH.. Të gjithë emrat e All-llahut XH.SH. kanë domethënie të caktuar të cilat pa përjashtim janë atribute lavdërimi.

Emrat e All-llahut XH.SH. janë quajtur të bukur ngase se me to quhet dhe përshkruhet më i Bukuri dhe se kanë domethënie më fisnike.

Teuhidul-esma’i kërkon prej nesh që t’i besojmë çdo emri me të cilin All-llahu XH.SH. e ka quajtur Veten, t’i besojmë kuptimit që shënon emri përkatës, si dhe refleksionit të tij në vetë ne.

Në Kur’an, bie fjala, përmendet emri Err-Rrahimu - Mëshirëploti (për besimdrejtët), dhe ne besojmë se ai është emri i All-llahut XH.SH., se ai tregon se All-llahu XH.SH. është i mëshirshëm dhe se Ai do ta mëshirojë kë të dojë. Rasti i njëjtë është edhe me emrat e tjerë që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet.

Për sa i përket numrit të emrave të bukur të All-llahut XH.SH., në hadith përmenden 99; Buhariu dhe Muslimi transmetojnë hadithin nga Ebu Hurejre r. a., ku thuhet: "I Dërguari i All-llahut e ka thënë: "All-llahu XH.SH. i ka 99 emra, një më pak se njëqind, dhe vepro sipas tyre, do të hyshë në Xhennet. All-llahu është Vitër (tek) dhe e do vitrin." 37 Ulemaja islame janë të një mendimi se me fjalët e Resulull-llahut e: "nëntëdhjetë e nëntë emra", nuk janë përfshirë të gjithë emërat, porse në këtë hadith janë përmendur 99 emra dhe se kush i mëson përmendsh dhe vepron sipas tyre, do të hujë në Xhennet. E me këtë hadith nuk mohohen emrat e tjerë të All-llahut XH.SH.. Pra, me këtë hadith informohet se do të hyjë në Xhennet ai i cili i përfshinë këta 99 emra, e jo se All-llahu XH.SH. i ka vetëm 99 emra.

Argument se All-llahu XH.SH. posedon edhe emra për të cilët nuk na ka informuar, por i ka mbajtur tek Ai në gajb, është hadithi i Resulull-llahut e, ku qëndron: "Kurrnjë mysliman nuk do ta godasë ndonjë mynxyrë apo pikëllim, kur ai thotë: "All-llahu im i dashur, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde, jeta ime është në dorën Tënde, mbi mua realizohet vendimi (sentenca) Yt, përcaktimi Yt ndaj meje është i drejtë, unë Të lus me çdo emër Tënd me të cilin e ke quajtur Veten,. që e Ke shpallur në Librin Tënd, apo ia ke zbuluar ndokujt prej robërve të Tu, apo e ke mbajtur tek Ti në gajb, që Kur’anin ta bëshë pranverë të zemrës sime, zhdukje të pikëllimit tim dhe largim të mynxyrave dhe vështirësive të mia", e që All-llahu XH.SH. të mos i largojë prej tij mynxyrat dhe pikëllimet e tij e të mos i zëvendësojë ato me lumturi." Atëherë as’habët thanë: "O i Dërguari i All-llahut, a do t’i mësojmë këto fjalë përmendsh?" "Gjithsesi", - u përgjigj ai, "secili që i dëgjon këto, do të duhej t’i mësonte përmendsh."

Për sa i përket përfshirjes së emrave të All-llahut XH.SH. në hadithin e lartëcituar, me këtë nënkuptohet se ata duhet t’i mbajmë mend, t’u besojmë, t’i kuptojmë, të përpiqemi që t’u përgjigjemi, të veprojmë sipas kuptimit të tyre në marrëdhënien tonë ndaj All-llahut XH.SH. dhe me ta t’i lutemi All-llahut XH.SH.. Andaj domethënia e hadithit do të ishte: Ai i cili i mëson përmendsh emërat e All-llahut, duke menduar për domethënien e tyre, duke vepruar sipas asaj që ata kërkojnë prej tij dhe duke pranuar shenjtërinë e Atij i cili quhet me ta, ai do të hyjë në Xhennet.

Argumentet për teuhidul-esma’i ves-sifat

Argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti për këtë lloj të teuhidit janë të pamënumërta. Në çdo kaptinë të Kur’anit përmenden emrat dhe cilësitë e All-llahut XH.SH., madje edhe në çdo faqe të Kur’anit. Kur’ani i përmend emrat dhe cilësitë e All-llahut XH.SH., dhe në to terheq vëmendjen në shumë tema mbi të cilat flet. Kur flet për teuhidin, ibadetin, legjislacionin, kontekstin e urdhrit dhe ndalesës, premtimit dhe kërcënimit, rrëfimit dhe parashtrimit të shembujve. Në këtë rast do të përmendim suren (kaptinën) e cila përmbanë të gjitha fushat e këtij lloji të teuhidit dhe ajetin më madhështor të Kur’anit.

Për sa i përket sures, ajo është suretul Ihlas, e cila, sipas vlerës së saj, i përgjigjet një të tretës të Kur’anit, siç theksohet në hadith.

All-llahu XH.SH. thotë:

"Thuaj: "Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. (Ai) Nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë, dhe askush nuk i gjason Atij." (El-Ihlas: 1-4)

Kjo sure e lartësuar ka përfshirë përshkrimin e çdo forme të përsosmërisë së All-llahut XH.SH. dhe mohimin e çdo të mete. Me anë të saj All-llahu XH.SH. na informon se Ai është i Vetmi Zot dhe se Ai është mbrojtës i çdokujt, se nuk ka lindur kë, as që është i lindur prej dikujt dhe se askush nuk i gjason Atij. Fjala Ehad (i Vetmi) do të thotë Ai i Cili askush nuk i gjason dhe askush nuk i është i barabartë. Ky emër tregon atë se All-llahu XH.SH. është i Vetmi që meriton t’i drejtohemi për ndihmë gjatë mynxyrës dhe fatkeqësisë. Këtë fakt nuk e cenon procedimi i atyre të cilët kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe kanë humbur, i drejtohen tjetërkujt dhe ia kthejnë shpinën Krijuesit të tyre. Sepse, nëse All-llahu XH.SH. është Krijues dhe Drejtues i të gjithave dhe pasi që nuk ekziston Krijues dhe Udhëheqës tjetër përveç Tij, atëherë të drejtuarit nga dikush tjetër është marrëzi e madhe, sepse të gjitha janë në duart e tij. Pra, sikurse që me emrin El-Ehad mohohen të gjitha cilësitë e të metave dhe të gjymtësisë, po ashtu me emrin Es-Samed vërtetohen të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe madhështisë.

Për këtë shkak, i Dërguari i All-llahut e ka thënë se, kjo sure i përgjigjet një të tretës të Kur’anit, sepse, kjo në vete përmbanë akidenë e plotë, e cila bazohet në përshkrimin e të gjitha cilësive të përsosmërisë së All-llahut XH.SH. dhe mohimin e cilësive të të metave, dhe në adhurimin e All-llahut, Një të Vetmin, me të gjitha llojet e ibadeteve që i përkasin Atij. Në realitet, i tërë Kur’ani është akide, që u shpjegon njerëzve se çka janë të obliguar të besojnë nga cilësitë dhe emrat e All-llahut XH.SH., Sheriat, që u shpjegon njerëzve të drejtat dhe obligimet e tyre, mënyrën e sjelljes reciproke, rrëfime dhe tregime me të cilat Kur’ani u shpjegon njerëzve ligjshmëritë e All-llahut në marrëdhënien e Tij ndaj njerëzve dhe të cilëve, detajisht u shpjegohet shpërblimi dhe ndëshkimi, premtimi dhe kërcënimi i All-llahut XH.SH..

Alimi i famshëm Ibnul Kajjumi, gjatë komentimit të kësaj sureje, thotë: Suretu-l-Ihlas në vete përmbanë të gjitha llojet e teuhidit dhe tërë atë që jemi të obliguar të besojmë nga cilësitë e All-llahut XH.SH., nga Ehadijjeti (Njëshmëria, Uniteti) me çka mohohet çfarëdo forme e ortakllëkut me All-llahun Y, samedijjetit (All-llahu XH.SH. si mbrojtës i të gjithkujt), mohimi i lindjes dhe të lindurit që është obligueshmëri e samedijjetit dhe mohimi i çdo barabarësie me Të, që më vete tërheq mohimin e çfarëdo përgjasimi dhe krahasimi të Tij me dikë tjetër. Pra, kjo sure përmban përshkrimin e të gjitha formave të përsosmërisë së All-llahut XH.SH. dhe mohimin e çdo lloj gjymtësie, mohimin e çfarëdo ngjashmërie dhe barabarësie me Të në përsosmërinë e Tij, dhe mohimin e çfarëdo shoku të Tij. Këto indikacione qenësore janë thelb i teuhidit shkencor, sipas të cilit bartësi i tij dallohet nga të gjitha sektet e lajthitjes dhe të shirkut."

Për sa i përket ajetit, ky është ajetu-l-Kursijj, për të cilin Pejgamberi i All-llahut ka thënë se, ky është ajeti më madhështor i Kur’ani, në të cilin All-llahu i Lartmadhërishëm, thotë:

"All-llahu është - s’ka tjetër zot përveç Tij - i Gjalli dhe i Përjetshmi! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokënd tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç që Ai ka dashur t’ua tregojë. Kursijja e Tij përfshinë qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i mirëmbajë ato. Ai është Shumë i Larti, i Madhërishmi!" (El-Bekare: 255)

Ky ajet madhështor ngërthen në vete që të tri pjesët e teuhidit, sepse përmban emrat e bukur të All-llahut XH.SH. dhe cilësitë e Tij, dhe çdonjëra prej tyre paraqet një nga parimet e Akidesë:

Fjalët e All-llahut XH.SH.: "All-llahu është - s’ka tjetër zot përveç Tij" konfirmojnë parimin e uluhijjetit (pranimin se vetëm All-llahu XH.SH. është Ai i Cili adhurohet), që është thelb dhe themel i teuhidit të tërësishëm, në të cilin prehet aspekti islam i tërë jetës dhe nga i cili rezulton adhurimi dhe të drejtuarit në formë të ibadetit vetëm All-llahut XH.SH., dhe se njeriu nuk mund të jetë rob i askujt tjetër përveç i All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i drejtohet në formën e ibadetit përveç All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i jetë i nënshtruar përveç All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i drejtohet për gjykim përveç All-llahut XH.SH. dhe prej askujt nuk do të pranojë ligje, ideale, rregulla të sjelljes, e as të mënyra të të kuptuarit përveç nga All-llahu XH.SH..46

Fjalët e All-llahut XH.SH.: "I Gjalli dhe i Përjetshmi!", Qenis shumë të Lartë i përshkruajnë dy cilësi të lartësuara: El-Hajj - i Gjalli, në të Cilin është jeta) është Ai, të Tilit i takon jeta e amshueshme dhe ekzistenca e amshueshme, i Cili nuk ka as fillim as mbarim.47 Jeta e cila i përshkruhet All-llahut XH.SH. është jeta e Tij e pavarur, e cila nuk ka rezultuar nga ndonjë burim, siç është rasti me jetët e krijesave të gjalla, jeta e të cilëve është e dhuruar nga Krijuesi i tyre. Jeta e tij, gjithashtu, është e përhershme dhe e përgjithmonshme, e cila nuk ka filluar në ndonjë moment të caktuar e as që mbaron në ndonjë kohë të caktuar.48

El-Kajjum - i Përjetshmi, është Ai, i Cili i mirëmban të gjitha krijesat dhe udhëheq me tërë Gjithësinë, në të gjitha gjendjet (situatat) e tyre. Pra, Ai është Udhëheqës i të gjitha krijesave. Ai i furnizon, i ruan, kujdeset për to dhe u cakton atë që dëshiron Vet. 49

Këta dy emra (El-Hajj dhe El-Kajjum) bëjnë pjesë ndër emrat më të mëdhenj (më të zgjedhur) të All-llahut XH.SH., sepse në këta bazohen të gjitha emrat e tjerë e të bukur të All-llahut XH.SH. dhe domethënia e të gjithë emrave të tjerë reduktohet në këta dy emra. Atributi i jetës përmban në vete të gjithë atributet e tjerë të përsosmërisë dhe asnjëri nga ata nuk mungon, pos nëse është fjala për ndonjë jetë të dobët e jo të plotë, e pasi që All-llahu XH.SH. jeton tërësisht me jetë të përkryer, atëherë Atij i përket çdo lloj përsosmërie. Ndërsa cilësia El-Kajjum më vete përmban pavarësinë e plotë dhe fuqinë absolute të Tij, sepse, Ai ekziston nga Vetvetja e Vet dhe nuk ka nevojë për askë nga çfarëdo aspekti qoftë, dhe Ai i mirëmban dhe i furnizon që të gjithë, andaj të gjithë ekzistentët janë të varur nga të ekzistuarit e All-llahut XH.SH. dhe nga përcaktimi i Tij.

Këta dy emra kanë ndikim të madh në njeriun i cili u beson këtyre dhe i cili vetes ia prezenton domethëniet e tyre të lartësuara. Ndërgjegjja e tij gjithnjë do të jetë e lidhur me dashurinë ndaj All-llahut XH.SH., me ibadet dhe me devotshmëri ndaj Tij, sepse është i vetëdijshëm dhe e di mirë se All-llahu XH.SH. është Zoti i tij dhe Ai i Cili ia rregullon dhe ia përcakton jetën, dhe çdo gjë që ndodh rreth tij, ndodh sipas diturisë së Tij dhe sipas planit që më parë të caktuar të Tij. Andaj, gjatë jetës së vet do t’i përmbahet rregullave të sistemit me të cilat udhëheq ajo urtësi dhe mbi të cilat realizohet plani i përmendur, dhe prej të cilave do t’i nxjerrë vlerat dhe direktivat (udhëzimet) e veta, sipas të cilave do të orientohet në të gjitha situatat.51

Fjalët e All-llahut XH.SH. "Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi!", janë vërtetim se Ai i mirëmban të gjitha dhe me ndihmën e Tij ekziston çdo gjë. Sepse, kotja dhe gjumi janë në kontrast me jetën e përkryer dhe me pavarsinë e plotë.52

Fjalët e All-llahut XH.SH. "Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë", vërtetojnë sundimin e Tij absolut mbi çdo gjë që ekzistn, sundim ky i cili nuk është i kufizuar me asgjë, i cili është larg çfarëdo ortakllëku. Një besim i këtillë, nëse përforcohet në zemrat e njerëzve, ka ndikim shumë të madh në jetën e tyre. Sejjid Kutbi, rahimehullahi, thotë: "Po qe se në mënyrë korrekte (të drejtë) kuptohet pronësia absolute e All-llahut XH.SH., atëherë bëhet e qartë se njerëzit, në realitet, nuk posedojnë asgjë, porse e tërë ajo që posedojnë ata, janë vetëm huazim nga Pronari i Vetëm dhe i vërtetë, në pronësinë e të Cilit është çdo gjë. Prandaj, me këtë huazim duhet të sillen e të veprojnë sipas udhëzimeve të Pronarit të vërtetë, i Cili i ka ngarkuar me të. E, udhëzimet e Tij janë shpjeguar në Ligjin - Sheriatin e Tij, dhe ata nuk kanë të drejtë t’i tejkalojnë këto udhëzime, sepse në të kundërtën do ta humbasin të drejtën e disponimit me gjërat e besuara dhe veprimet e tyre do të jenë të paligjshme. Vetë vetëdija e njeriut për këtë fakt, ndjenja e tij se Sunduesi i vërtetë i çdo gjëje që ekziston në qiej dhe në Tokë është All-llahu XH.SH., të kuptuarit se vetë nuk është pronar i vërtetë i gjërave që posedon, dhe se Pronar i tij i vërtetë është All-llahu XH.SH., ndjenja se çdo gjë që posedon është vetëm huazim në kohë të caktuar, të cilin, pas skadimit të kohës, do ta merr sërish Pronari i tij, i Cili ia ka lejuar këtë huazim në kohë të caktuar - vetë vetëdija për këto fakte pakontestuese është e mjaftueshme që ta zbusin zjarrin e lakmisë dhe të pangopshmërisë së njeriut, koprracinë e tij, dorërrudhësinë dhe grabitshmërinë e qartur të tij. Dhe, njëkohësisht është e mjaftueshme që njeriut t’ia zgjojë fatbardhësinë dhe lumturinë me atë që i vie nga furnizimi, t’ia zgjojë tolerancën dhe shpirtmadhësinë (dorëdhënësinë) me atë që posedon ai dhe t’ia mbushë zemrën me rehati dhe lumturi, pa dallim pat ai apo nuk pat pasuri. Për këtë shkak nuk do të pikëllohet së tepërmi për atë që i shmanget, e as që do t’i gëzohet për së tepërmi asaj që me të vërtetë e ka dëshiruar dhe e ka fituar. 53

Me fjalët e All-llahut xh.sh.: "Kush mund të angazhohet për ndokënd tek Ai pa lejen e Tij?!", janë sqaruar gradat e uluhijjetit (hyjnisë) dhe gradat e ubudijjetit (robërisë). Sepse, çdo krijesë është rob i All-llahut XH.SH., dhe në asnjë rast nuk mund t’i tejkalojë kufijtë e robërimit, e as të dalë jashtë tyre. Prandaj nuk mund të bëjë diç për të tjerët, pos me lejen e All-llahut XH.SH.. Me këtë fakt feja islame ka vërë kufirin e qartë ndërmjet robërimit (ubudijjetit) dhe zotërimit (rububijjetit), kështu që assesi nuk mund të përzihen ato dhe asgjë nuk kanë të përbashkët nga cilësitë dhe veçoritë.54

Fjalët e All-llahut XH.SH."Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç që Ai ka dashur t’ua tregojë.", janë vërtetim se dijenia e All-llahut XH.SH. përfshin tërë hapësirën, tërë kohën dhe të gjitha sendet, dhe sqarim se krijesat janë të pafuqishme, se dijenia e tyre është e mangët, dhe se mund të dijnë vetëm atë që ua lejon All-llahu XH.SH..55

Besimi i myslimanit në këtë cilësi të All-llahut XH.SH. dhe ndjenja e thellë në zemrën e tij se vetëm All-llahu XH.SH. i di të gjitha, ndikon në të që pareshtur ta ketë në mendje All-llahun Y dhe të kujdeset për dispozitat e Tij, që me të shpejtë të pendohet nëse bënë ndonjë vepër të keqe dhe të jetë i vetëdijshëm për dobësinë dhe padijeninë e vet, si dhe të jetë i vetëdijshëm për dhuntitë e All-llahut XH.SH. ndaj tij për të gjitha që e mëson Ai nga e vërteta. E tërë kjo bënë që njeriu vazhdimisht të jetë falënderus ndaj All-llahut XH.SH., dhe të jetë larg kryelartësisë dhe mburrjes.

Fjalët e All-llahut xh.sh."Kursijja e Tij përfshinë qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i mirëmbajë ato.", janë argument i fuqisë së Tij absolute, të përsosur dhe pa të meta.

Pastaj, All-llahu XH.SH. e përfundon këtë ajet me dy emra të Vet të bukur: "Ai është Shumë i Larti, i Madhërishmi!" Shumë i Larti është Ai, i cili gjendet mbi të gjitha krijesat56 dhe askush nuk mund ta arrijë Atë, e nëse dikush tenton ta bëjë këtë, All-llahu XH.SH. do ta turpërojë dhe do ta shpurë në humnerë në këtë botë dhe do t’ia përgatisë ndëshkimin dhe poshtërimin në botën tjetër. E, Madhështori (El-Adhim) është Pronar i madhërisë dhe çdo gjë tjetër është më e vogël se Ai, dhe nuk ekziston asgjë që është më i madh dhe më madhështor se All-llahu XH.SH..57

Kur i ngulitet njeriut e vërteta mbi madhështinë në lartësinë e All-llahut XH.SH., ai kurrë nuk do të kapërdiset (krenohet) dhe nuk do të bëhet dhunues, por do ta ketë drojën e All-llahut XH.SH., do të frikësohet prej Tij, do të jetë i nënshtruar Atij dhe i njerëzishëm ndaj krijesave të Tij.

Këta janë vetëm disa nga indikatorët mbi lartësinë dhe madhështinë e ajetu-l-Kursijj, që na bëjnë me dije se çdo mysliman do të duhej ta mësonte përmedsh, të mendojë për domethënien e tij, t’i përkujtohet gjithnjë dhe të përpiqet që të veprojë ashtu siç kërkon ai prej tij.

Mbi vlerën e këtij ajeti flasin shumë hadithe. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre r. a. një hadith tjetër, ku qëndron se, i Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Kur të biesh në shtratin tënd, këndoje ajetin Kursijj: "All-llahu la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum" - gjer në fund të ajetit, e All-llahu do ta dhurojë ruajtësin i cili do të të mbrojë nga shejtani, kështu që nuk do të mund të të afrohet gjersa nuk zgjohesh nga gjumi." 59 Ndërsa Muslimi shënon në Sahihun e vet se Ubejj b. Ka’bi transmeton: "I Dërguari i All-llahut e ka thënë: "O Eba Mundhir, a e di se cili është ajeti më i vlefshëm në Kur’an?" Thashë: "All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari i All-llahut e përsëri tha: "O Ebal Mundhir, a e di se cili është ajeti më i vlefshëm në Kur’an?" Atëherë unë i thash: "All-llahu la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum." I Dërguari i All-llahut më përkëdheli në gjoks e tha: "Le të të jetë e këndshme dituria, o Eba Mundhir!"

 
 



 


Si Ju Duket Webi
Mir
Keq
Deri Dikun
Shum mir
Palidhje
mrekullushem
pollcode.com free polls

.

Lajmet e mëngjesit 09:00
Info 17:00
Lajmet qendrore 19:30
Qdo Te Dill Ne Ora 20:15
Qdo Te Hanë ne ora 20:15
HTML Free Code
 


 
Werbung  
   
=> Willst du auch eine kostenlose Homepage? Dann klicke hier! <=