veprim-93
MЄƝƲ  
  MIR SE VINI
  Fotot e Miaa
  DVD Humor 2011
  DVD Humor 2010
  DVD Humor 2009
  Futboll Live
  Barcoleta
  Libra
  Weba Per Muzika
  Shkruaj Me Gjak
  Poezi Dashurie
  Gjeje Tri Dallime
  Vdekja
  Dhimbja
  Xhelozia
  Historia e Njeriut
  Qeshu pak...
  Luaj Lojra.
  99 Emrat e HALLAHUT
  Horoskopi (HuMoRiStiK)
  Wallpaper Natyra
  Lexo kuran
  Ç'është Feja Islame?
  Besimi ne Profetet e Allahut
  Besimi ne Allahun xh.sh.
  Çfare Suresh Lexojme Gjate Faljes?
  Nicka Humor
  Messenger 7.5
  Messenger 8.5
  Windows Live Messenger
  MSN Lite 7.5 - WLM 8.5
  Multi Msn
  TeamViewer 5
  Download Photofiltre
  Ulead Photo Express 6
  Download Internet Explorer 8
  Download Google Chrome
  NOD32 Antivirus
  FIFA 10
  Download PhotoImpact x3
  Si me ba nje folder qe smundet te shihet?
  Si Me Ba Folder Pa Emer?
  Qel qysh don add
  Nese deshironi qe mos te keni nick hiq?
  Kthe Piczon Ne TK.
  Downloado Prej Në Youtube..
  Disa weba per me ndreq foto
  Counter Strike 1.6
  Download Msn Plus.
  Zbukuro Emrin
  Download imesh V9
  Download WinRAR
  Download Google Earth
  Download Super Marion
  Ristartoja pc dikuj?
  Bor ne desktop ?
  Shkarko Kuranin Fisnik
  Ibrahim Tatlises-Mavi Mavi
  Emrah-Film Turkisht.
  Film Shqip-1 Miljon euro.
  E verteta ne plazh Pjesa-1
  Cim Baksuzi 2009 humor
  Martesa e Lalushit Pjesa-1
  Cim Tomahovka-Humor shqip
  Dashurija Mbi te gjitha
  Njeriu prej Dheu-Film Shqip
  Habili dhe Kabili-Film Shqip
  Djali dhe Mbreti-Shqip
  Filmi Jetimi i dubluar ne shqip.
  Lalushi per 8 Mars 2009
  Rob B Hood - Jacky Chan
  Jet Li Tai Chi Masters.
  Süper Polis 2 (Jackie Chan)
  Film Shqip Qendresa-1
  Qendresa-2
  Qendresa-3
  Prralle me tupan-8 Marsi 2009
  Stupcat Per 8 Marsi 2009
  Burgu i Mergimit 1-Film Shqip
  Burgu i Mergimit 2-Film Shqip
  Nje Pallto per babain tim ne Burg 1-Film Shqip
  Xheza Fati i Zi-Film Shqip
  Foto Humor
  Lionel Messi.
  Film Shqip Mesuesi
  Koha e Kometës
  Film Shqip Rruga pa Kthim
  Humor Shqip Katundar dhe Sheherli
  Film Shqip Nentoka-1
  Nentoka-2
  Nentoka-3
  DJELMOSHAT E RREZIKSHëM
  Martesa e Bariut-1
  Martesa e Bariut-2
  Muzika Patriotike
  Lojra
  Download Nero 9
  Download Firefox
  Ulead Photo Explorer 8.5
  Foto Fe Islame
  Barcoleta.
  Fjal Te Urta
  Nderro Fotot automatikisht ne msn
  Bane folderin me pasword.
  Media Shqipëtare
  Kthe Foton ne Link.
  Download MagicPhoto.
  Download Beauty Pilot
  Luaj Me Qifteli
  Mixha bib-Per 8 Mars 2009
  Bane Nickun Me Ngjyr
  Msn Plus Per 7.5
  Sulmo Vala 900
  Fshij programet qe nuk mund ti fshish ne menyr normale!
  Merr Ngjyra Per Msn Plus?
  Shiko cilen dite ke lindur?
  Weba Me Dergo SMS
  Photo Slideshow
  Hyn ne pc pa e dit password?
  Luaj Bilard
  Luaj Loje Me Kompjuter
  Luaj Me Kuaj Shum interesan
  Fjal Te Urta Dashurie
  Program qe te meson per me u fal
  YouTube
  Tv Live Shqip
  Nero 10
  Live-sky sports 1
  DeepFreeze 6.1
  Si me ja blloku dikuj msn per 1 or pa program..
  Nese Ju Prishet Tastiera
  Shiko TV Live Të Krejt Botes
  Bane Pc Me Fillu Me Bismilah
  Mausi shum i shpejt :D
  Bane Oren Ne Gjuhen Shqipe Ne PC Tuaj
  Shkarko Lojra
  Seven Remix XP
  AntiVirus Spyware Doctor
  Avira AntiVir Personal
  Norton AntiVirus 2011
  AVG Anti-Virus
  Adobe Photoshop Elements
  Bane Pc Me 4 Desktopa
  Photoshop CS5
  icecold reloaded
  Photoshop cs2
  Media player 11
  Adobe Reader X 10
  Windows 7 Manager
  Media Player Classic
  YouTube MP3 Converter
  Photo! Editor 1.1
  Windows Xp Setup
  WinZip
  Realtek ac'97 audio
  PhotoFiltre 6
  Perdore USB si RAM memorje
  Ndrroje emrin e recycle bin
  Shkarko Biliard Dhe Luaj :D
  Tinasoft
  Google Talk
  iTunes
  PhotoScape
  Video Converter
  Nokia PC Suite
  Qite Oren Ne Desktop
  Fjalor i komentimit te enderrave
  Perfect Keylogger
  San Andreas
  Need For Speed 2010
  Internet Explorer 9.0
  FIFA 2011
  Bani Folderat Me Ngjyra
  RealPlayer
  Yahoo MSN
  Retouch Pilot Lite
Besimi ne Profetet e Allahut
BESIMI NË PEJGAMBERËT DHE FERRËFYESIT E ALL-LLAHUT XH.SH.


--------------------------------------------------------------------------------

Besimi vijues nga bazat e imanit, është edhe besimi në Pejgamberët e All-llahut XH.SH.. Në këtë bazë bën pjesë besimi në të gjithë Pejgamberët dhe Ferrëfyesit, të cilët i ka emërtua All-llahut XH.SH. në Kur’an dhe besimi se All-llahu XH.SH. pos tyre, ka dërguar edhe Pejgamberë të tjerë, numrin e të cilëve nuk e di askush, përveç All-llahut XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotë:

"Ne, me të vërtetë, para teje kemi dërguar Pejgamberë dhe prej tyre disa t’i kemi treguar, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar." (Mu’min: 78)

"... Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues." (Fatir: 24)

"Çdo popull ka pasur Pejgamber." (Junus: 47)

Pejgamberët86 dhe Ferrëfyesit87

e përmendur në Kur’an

Në Kur’an janë përmendur njëzet e pesë Pejgamberë dhe Ferëfyes: Ademi, Nuhi, Salihu, Ibrahimi, Hudi, Luti, Junusi, Ismaili, Is’haku, Ja’kubi, Jusufi, Ejjubi, Shu’ajbi, Musai, Haruni, Eljesai, Dhulkifli, Davudi, Zekerijjai, Sulejmani, Iljasi, Jahjai, Isai dhe Muhammedi, salevatull-llahi ve selamuhu ‘alejhim exhme’in.

Tetëmbëdhjetë prej tyre janë përmendur në këto ajete:

"Këto janë argumentet Tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotdijshëm dhe i Gjithdijshëm. Ne ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Ja’kubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhin e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë - dhe nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. - Dhe kështu Ne i shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira - dhe Zekerijjain, Jahjain, Isain, Iljasin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë; dhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - të gjithë këta i veçuam nga të tjerët; edhe disa nga prindërit e tyre, nga pasardhësit e tyre dhe nga vëllezërit e tyre - i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë." (El-En’am: 83-87)

E të tjerët përmenden në vende të ndryshme të Kur’anit:

"Ia dërguam (popullit) Adit, vëllain e tyre - Hudin." (El-A’raf: 65)

"Dhe (Ne, ia dërguam popullit) Themudit - vëllain e tyre - Salihun." (El-A’raf: 73; Hud: 61)

"Dhe Ne (ia dërguam) popullit të Medjenit, vëllain e tyre - Shuajbin." (El-A’raf: 85; Hud: 84)

"All-llahu e zgjodhi Ademin, Nuhin." (Ali Imran: 33)

"Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm." (El-Enbija’: 85)

"Muhammedi është Pejgamber i All-llahut. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm ndërmjet veti." (El-Fet’h: 29)

Pra, duhet të besojmë se të gjithë të përmendurit kanë qenë Pejgamberë apo Ferrëfyes, çdonjëri prej tyre veç e veç. Kështu që nëse dikush do të jetë i pyetur për cilindo qoftë prej tyre, nuk do ta mohojë pejgamberinë apo ferrëfimin e tyre. E, ai i cilin mohon pëjgamberinë e cilitdo qoftë prej tyre apo shpalljen e tij, ai është jobesimtar.88

Për sa i përket Pejgamberëve dhe Ferrëfyesve, të cilët Kur’ani nuk i ka përmendur personalisht, jemi të obliguar që atyre t’u besojmë përgjithësisht. Dhe ne nuk kemi të drejtë të konfirmojmë se cilitdo prej njerëzve i ka zbritur Shpallja, po qe se nuk është i përmendur në mesin e Pejgamberëve dhe Ferrëfyesve, apo nëse për këtë nuk na ka informuar i Dërguari i All-llahut e

Pejgamberët më të zgjedhur (Ulul‘azm)

Një numër i madh i alimëve, në grupin e Pejgamberëve më të zgjedhur, i njehësojnë pesë prej tyre: Muhammedin, Ibrahimin, Musain, Nuhin dhe Isain - alejhim efdalus salati ves-selam.90 All-llahu XH.SH. i permend këta në këtë ajet:

"(Kujtoje ti, o Muhammed!) kur nga Pejgamberët Ne morëm zotimin, edhe prej teje, edhe prej Nuhit, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemes. Ne, prej tyre kemi marrë zotimin e fortë." (El-Ahzab: 7)

Tematika e Shpalljes

Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. u ka dërguar njerëzve Pejgamberët e Vet, për t’i sihariquar ata dhe për t’ua tërheq vërejtjen; për t’i sihariquar me kënaqësinë e All-llahut XH.SH., me shpërblim dhe me Xhennet - nëse i besojnë Atij dhe Pejgamberëve të Tij dhe nëse i nënshtrohen Atij. E, t’ua tërheqin vërejtjen për hidhërimin e All-llahut XH.SH. nëse bëhen jobesimtarë dhe të padëgjueshëm. All-llahu XH.SH. thotë:

"Ne ua dërguam Pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bënë vepra të mira, mos të frikësohet e as nuk do të pikëllohen. Për ata që përgënjeshtrojnë argumentet Tona, ata do t’i godet dënimi për mëkatet e bëra." (El-En’am: 48-49)

Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. i ka dërguar të gjithë Pejgamberët për realizimin e qëllimit qenësor, të adhurohet vetëm All-llahu XH.SH. dhe të rivendoset ligji i Tij - të besuarit në All-llahun XH.SH. si të Vetmin Krijues, Të Vetmit që i bëhet ibadet dhe të Vetmit që i përkasin të gjitha emrat e bukur dhe të gjitha cilësitë e përsosmërisë.

All-llahu XH.SH. thotë:

"Ne, nuk kemi dërguar asnjë Pejgamber para teje e të mos ia kemi shpallur atij se: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!" (El-Enbija’: 25)

"Ai ju ka urdhëruar nga feja, atë që e ka urdhëruar Nuhin dhe atë që ta shpallëm ty, dhe me atë që e urdhëruam Ibrahimin, Musain dhe Isain:"Predikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!"(Esh-Shura:13)

"Ne, çdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. (Ata u thonin atyre): "Adhurone All-llahun e shmanguni idhujve!" (En-Nahël: 36)

Jemi të obliguar t’i besojmë të gjithë Pejgamberët dhe Shpalljet e tyre. Nuk guxojmë të bëjmë dallime në mes tyre. E, kush bënë dallime ndërmjet të Dërguarve të All-llahut, disa prej tyre t’i besojë e disa t’i mohojë, apo disa i mbështetë e disa i përgënjeshtron, ai, sipas tekstin kur’anor, konsiderohet jobesimtar:

"Ata që mohojnë All-llahun dhe Pejgamberët e Tij dhe dëshirojnë që ndërmjet All-llahut dhe Pejgamberëve të Tij të bëjnë dallime në besim, e thonë: "Në disa besojmë e në disa nuk besojmë", dhe dëshirojnë që mes kësaj të marrin ndonjë qëndrim - ata, seriozisht, janë jobesimtarë të vërtetë; e Ne jobesimtarëve u kemi përgatitur vuajtje poshtëruese." En-Nisa’: 150-151)

Jemi të obliguar t’u bindemi atyre dhe të mos punojmë në kundërshtim me urdhrat e tyre, ngase të bindurit ndaj tyre është pjesë e të bindurit ndaj All-llahut XH.SH. All-llahu XH.SH. thotë:

"Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut." (Nisa’:80)

"Dhe ne kemi dërguar Pejgamberë vetëm me qëllim që njerëzit, me lejen e All-llahut, t’u përulen atyre..." (En-Nisa’: 64)

Jemi të obliguar të besojmë se ata janë krijesa më të përkryer edhe për nga dijenia edhe për nga veprat, se janë më të sinqertit dhe se janë më të përsosurit sipas edukimit dhe sjelljes së tyre, dhe se All-llahu XH.SH. i ka dekoruar ata mbi të gjitha krijesat e tjera, me veçori çfarë nuk i posedon askush tjetër pos tyre.

Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. i ka mbrojtur ata dhe i ka larguar nga gënjeshtra, mashtrimi, të fshehurit dhe nga të gjitha të metat e tjera përkitazi me kumtimin e Shpalljes, dhe nga të gjitha mëkatet e mundshme.91 Mirëpo, ngandonjëherë është e mundur të bëjnë ndonjë lëshim apo gabim të vogël, të parandësishëm për shkallën e tyre të lartë, siç i ka ndodhur Ademit u kur e pat ngrënë frutin nga pema të cilin e kishte të ndaluar, pasi që për një çast, e kishte harruar ndalesën.92 Por All-llahu XH.SH. ata nuk i lë në gabim, ngase ua mundëson që menjëherë të pendohen.

Gjithashtu, jemi të obliguar të besojmë se të gjithë Pejgamberët kanë qenë njerëz - meshkuj. Nuk kanë qenë engjëj, e as që All-llahu XH.SH. për Pejgamber ka dërguar femër93 All-llahu XH.SH. thotë: "Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi shpallur (ashtu si ty)." (El-Enbija’:7)

Besojmë se All-llahu XH.SH. nuk u ka dhuruar atyre kurrfarë cilësish mbinatyrore, por i ka zgjedhur ata nga mesi i njerëzve, të cilët hanë dhe pinë, ecin rrugëve, flejnë, rrinë ulur dhe qeshin. Kanë gra dhe fëmijë, u kanosen mynxyra të ndryshme, i arrinë dora e dhunuesve dhe u ndodhin persekutime dhe trusni. Vdesin sikurse edhe njerëzit e tjerë, e ndodhë që ndonjëri prej tyre të jetë i mbytur në mënyrë të padrejtë. Ndiejnë dhembje dhe i godet sëmundja, si dhe përjetojnë çdo gjë tjetër që zakonisht u ndodhë njerëzve, e që nuk bie në mospajtim me pozitën e lartë të autoritetit në mesin e njerëzve. Në këtë na udhëzojnë shumë ajete kur’anore:

"Muhammedi është vetëm Pejgamber, e edhe para tij ka pasur Pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bënë kurrfarë dëmi All-llahut. Se, All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit." (Ali Imran: 144)

"E, Ne - edhe para teje kemi dërguar vetëm Pejgamberë, të cilët hanin ushqimin dhe shëtisnin nëpër tregje..." (El-Furkan: 20)

"Ne, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar Pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës..." (Er-Ra’d: 38)

"Mesihu - i biri i Merjemes, është vetëm Pejgamber, - edhe para tij kanë kaluar Pejgamberë. Nëna e tij kurdoherë ka qenë e drejtë. Që të dy ngrënin ushqim..." (El-Maide: 75)

I Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Por, unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore!." 94 Ngjante që Pejgamberi i All-llahut të sëmuhej dhe të ndiente dhembje, ndiente uri, etje, hidhërohej, pezmatohej, lodhej dhe ngjashëm me këtë, ku nuk ekziston kurrfarë e mete e vërtetë. 95

Ne besojmë se Pejgamberët nuk posedojnë asgjë nga cilësitë hyjnore, se nuk ndikojnë në lëvizjet në Kozmos, e as që mund ta ndihmojnë apo ta dëmtojnë dikë, se nuk kanë ndikim në vullnetin e All-llahut XH.SH., e as që e dinë gajbin (fshehtësinë), përveç atë që i ka informuar All-llahu XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotë: "Thuaj: "Unë nuk mund t’i sjellë vetes as dobi as dëm, përveç atë që do All-llahu. E sikur t’i dija fshehtësitë, do t’i shumëzoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sihariques për njerëzit që besojnë." (El-A’raf: 188)

"Vetëm Ai i di fshehtësitë dhe Ai nuk ia zbulon fshehtësitë e Veta askujt; përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për ta dërguar (Pejgamber)." (El-Xhinn: 26-27)

Mirëpo, ata All-llahu XH.SH. i ka prirur me aftësi të posaçme dhe me virtyte dhe cilësi, të cilat i kanë bërë të gatitur për ta pranuar Shpalljen dhe barrën e saj, në mënyrë që t’u janë shembuj njerëzve të tjerë dhe shembuj të cilët do t’i ndjekin ata përkitazi me çështjet e fesë dhe mënyrës së jetesës në këtë botë. Prandaj jemi të obliguar të besojmë se Pejgamberët janë të mbrojtur nga çfarëdo e mete, e cila do ta gjymtonte besimin e tyre dhe bindshmërinë ndaj All-llahut XH.SH., apo aftësinë e tyre që ta dorëzojnë Shpalljen e t’ua kumtojnë njerëzve. 96 All-llahu XH.SH. për ta thotë:

"Këta janë ata që u kemi dhënë libër, dijeni të hollë dhe pejgamberi. E, nëse ata (banorët e Mekës) i mohojnë këto, Ne do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë. Këta janë ata (Pejgamberët e përmendur), të cilët All-llahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhammed!) ndiqe rrugën e tyre." (El-En’am: 89-90)

Pra, All-llahu XH.SH. flet për besnikërinë e tyre, për sinqeritetin, për mendjemprehtësinë, për konsekuencën në dorëzimin e Shpalljes dhe për cilësitë e tjera, të cilat janë të nevojshme për kryerjen e obligimeve dhe të detyrave të parashtruara. Prandaj All-llahu XH.SH. thotë për Ismailin u:

"Dhe përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, Ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë Pejgamber, Lajmëtar." (Merjem: 54)

E, për Ibrahimin u, thotë:

"(O Muhamed!) Përmende në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, dhe Lajmëtar." (Merjem: 41)

Edhe në shumë ajete të tjera All-llahu XH.SH. dëshmon për sinqeritetin dhe të udhëzuarit e Pejgamberëve u.

Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. i ka ndihmuar ata me mu’xhize (vepra të jashtëzakonshme të cilat i bënë All-llahu XH.SH. me anë të Pejgamberëve të Vet, të cilët me to ata i provokojnë njerëzit që të bëjnë diç të ngjashme, nëse nuk i besojnë atyre.)97 të llojllojshme dhe me argumente të qarta të cilat udhëzojnë në vërtetësinë e asaj me çka kanë ardhur nga Zoti i tyre. Ne u besojmë të gjitha mu’xhizeve të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në hadithet autentike, dhe me këto veçori janë të barabartë të gjithë Pejgamberët që i ka zgjedhur All-llahu XH.SH.. Mirëpo, me gjithë këtë barabarësi, ne besojmë se All-llahu XH.SH. disa prej tyre i ka dekoruar mbi të tjerët. All-llahu XH.SH. thotë:

"Disa nga ata Pejgamberë i kemi dekoruar më shumë se disa të tjerë. Me disa prej tyre ka folë (biseduar) All-llahu, kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë. E Isait, birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi forcuar me Xhibrilin." (El-Bekare: 253)

Dhe besojmë se më i zgjedhuri ndër ta, dhe më i zgjedhuri prej të gjitha krijesave, është i Dërguari Muhammed bin Abdull-llahu e. Disa nga selefët (brezi i parë e myslimanëve), fjalët e All-llahut XH.SH."kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë", i komentojnë se kjo ka të bëj me Pejgamberin tonë, Muhammedin e.98 Përkitazi me këtë ekzistojnë shumë hadithe, ndër të cilët është edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre r. a. se, Resulull-llahu e, ka thënë: "Unë jam kryepar i të gjithë njerëzve në Ditën e Kiametit, i pari do të dal nga kaburi (varri) dhe i pari që do të bëjë shefa’at (ndërmjetësim) dhe shefa’ati im do të pranohet." 99 Vasil bin Eska’ r. a. transmeton: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut e, duke thënë: "All-llahu xh.sh. i ka zgjedhur kenanët prej bijve të Ismailit, kurejshitët prej ken’anëve, Benu Hashimët prej kurejshitëve, e mua më ka zgjedhur prej Benu Hashimëve." 100 Hadithet e përmendura dhe hadithet e tjera lidhur me këtë temë, qartazi tregojnë se Muhammed bin Abdull-llahu e është më i miri nga të gjitha krijesat. 101







Besimi në Muhammedin a.s.

Jemi të obliguar të besojmë se Muhammed bin Abdull-llahu është i Dërguari i All-llahut dhe rob i zgjedhur i Tij, se kurrë nuk ka adhuruar idhuj, se kurrënjëherë nuk i ka bërë shirk All-llahut XH.SH. dhe se kurrë nuk ka bërë ndonjë mëkat, qoftë të vogël e apo të madh.102 Dhe besojmë se ai është Pejgamberi i fundit, ngase për këtë na flet Kur’ani dhe hadithet autentike. All-llahu XH.SH. thotë në Kur’an: "... por është Pejgamber i All-llahut dhe vulë e Pejgamberëve." (El-Ahzab: 40)

Ndërsa, i Dërguari i All-llahut e, thotë: "Shembulli im dhe i Pejgamberëve të tjerë është si shembulli i një njeriu i cili e ka ndërtuar shtëpinë, pastaj e ka përfunduar dhe e ka stolisur mirë, pos një tjegulle që s’e ka vvërë në një qoshe. Njerëzit e vizitonin shtëpinë dhe, të mrekulluar me të, thoshin: "Sikur ta vënte edhe këtë tjegull." "Unë jam ajo tjegull", tha, "unë jam Pejgamberi i fundit." 103 Në një hadith tjetër Resulull-llahu e ka thënë: "Unë jam Muhammedi, unë jam Ahmedi, unë jam Mahiu me të cilin shlyhet kufri, unë jam Hashir, pas të cilit do të ringjallen njerëzit e tjerë dhe unë jam Akib, e Akib është ai pas të cilit më nuk do të ketë Pejgamberë." 104 Ne fuqimisht besojmë se më nuk do të ketë Pejgamber pas Muhammedit e, dhe se është gënjeshtar secili që thotë për vete se është Pejgamber. i Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Nuk do të vijë Dita e Kiametit përderisa nuk paraqiten dexhxhallët (rrenacakët), numri i të cilëve do të jetë gjithsej tridhjetë dhe çdonjëri prej tyre do të pohojë se është i dërguari i All-llahut." 105 Gjithashtu jemi të obliguar të besojmë se Muhammedi e është imam (prijës) i muttekijëve (besimdrejtëve), i cili është shembull i çdo mirësie. Vetëm ai është i denjë që ta marrim si shembull dhe askush tjetër. All-llahu XH.SH. thotë:

"Thuaj (o Muhammed!): "Nëse ju e doni All-llahun, ejani pas meje, atëherë All-llahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja!" (Ali ‘Imran: 31)

"Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa të mos marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ndërmjet tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht" (En-Nisa’: 65).

Gjithashtu besojmë se Muhammedi e është i dashuri i All-llahut XH.SH. dhe se është në shkallën më të lartë të dashurisë së All-llahut ndaj dikujt, e kjo shkallë quhet hulle (shkallë e veçantë e miqësisë dhe dashurisë). I Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Sikur të zgjidhja për vete ndonjë halil (mik - dost më i ngushtë), do ta zgjedhja Ebu Bekrin. Por ai është vëllai im dhe shoku im. E All-llahu XH.SH. si halil të Vetin e ka zgjedhur shokun tuaj (duke treguar në vete)" 106

Jemi të obliguar të besojmë se ai i është dërguar të gjithë xhinnëve dhe njerëzve me udhëzimin dhe me të vërtetën. All-llahu XH.SH. i transmeton fjalët e xhinnëve në Kur’an:

"O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të All-llahut dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm." (El-Ahkaf: 31)

Se ai i është dërguar tërë njerëzimit, e vërtetojnë këto ajete:

"Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin - sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Sebe’: 28)

"Thuaj: "O njerëz, unë jam i Dërguar i All-llahut për të gjithë ju..." (El-A’raf: 158)

"I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kur’anin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhammedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botët." (El-Furkan: 1)

Resulull-llahu e, ka thënë: "Unë jam i dekoruar mbi Pejgamberët e tjerë me gjashtë gjëra: më është dhënë aftësia e të shprehurit të veçantë, jam i ndihmuar me frikë, më është lejuar preja (plaçka) e luftës, e gjithë toka më është bërë mesxhid dhe e pastër (për kryerjen e namazit në çdo vend), unë i jam dërguar të gjitha krijesave dhe me mua ka përfunduar pejgamberia". 107 Komentuesi i Tahaviut thotë: "Se Muhammedi e i është dërguar tërë njerëzimit, bënë pjesë në gjërat domosdo të njohura në Islam."108 Ne jemi të obliguar që, dashurinë ndaj Resulullahut e, ta vëmë para dashurisë ndaj prindërve, ndaj fëmijëve dhe ndaj vetvetes sonë.109 Enesi r. a. transmeton se, i Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Askush prej jush nuk do të jetë besimtar, përderisa nuk i jam atij më i rëndësishëm se prindërit e tij, fëmijët e tij dhe të gjithë njerëzit e tjerë." 110 E, Abdull-llah bin Hishami, transmeton: "Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut e, kur e mbante Umerin përdore, e Umeri i tha: "O i Dërguari i All-llahut, me të vërtetë, ti më je më i dashur se të gjithë të tjerët përveç vetvetes sime." Atëherë Resulull-llahu e, tha: "Jo, pasha All-llahun, përderisa nuk të të jam më i dashur se vetvetja yte." Umeri tha: "Tani, pasha All-llahun, më je më i dashur edhe se vetvetja ime." Pejgamberi i All-llahut tha: "Tash, o Umer." 111

Gjithashtu jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. e ka përkrahur atë me mu’xhize, të cilat në mënyrë të padyshimtë argumentojnë vërtetësinë e tërë asaj me çka ka ardhur ai. Dhe se Kur’ani madhështor është mu’xhizeja e tij, me të cilën e ka provokuar tërë njerëzimin, por askush nuk ka mundur të bëjë diç të ngjashëm me Kur’anin, madje as një pjesë të vetme të ngjashme me atë të Kur’anit. All-llahu XH.SH. thotë:

"Nëse dyshoni ju në atë (Kur’anin) që ia kemi dërguar robit Tonë (Muhammedit), atëherë hartone një sure të ngjashme si atë që ia kemi shpallur atij, dhe nëse jeni të drejtë thirrni dëshmitarët tuaj, (hyjnitë që i adhuroni), përveç All-llahut. Nëse nuk mundeni, e kurrsesi nuk do të mundeni (t’i bëni shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit do të jenë njerëzit dhe gurët. Ai është përgaditur t’i ndëshkojë mohuesit." (El-Bekare: 23-24)

Dhe besojmë se All-llahu XH.SH. e ka përkrahur me mu’xhize ndijore, të cilat janë përmendur në hadithe autentike, siç është: çarja e hënës, thirrja e selamit nga ana e gurëve, burimi i ujit nga gishtërinjtë e tij, ngopja e shumë njerëzve me shumë pak ushqim, lajmërimi i deles së pjekur se është e helmuar (kur hebrenjtë patën tentuar ta helmonin), reja e cila gjithnjë i bënte hije para pejgamberisë, pastaj rasti i Ebu Xhehlit dhe gurit, me të cilin pat tentuar ta godasë Resulull-llahun e në kokë, rasti i deles Ummu Ma’bed, kur me dorën e vet e pat fërkuar gjirin e saj, gjuajtja e pluhurit në fytyrat e mushrikëve dhe goditja në sytë e tyre, paralajmërimi për gjërat që do të ndodhin, të cilat edhe janë realizuar ashtu siç kishte thënë, plotësimi i lutjes së tij nga ana e All-llahut XH.SH., mbrojtja e tij nga vrasja, dhe shumë gjëra të tjera, për të cilat janë shkrua libra dhe vepra voluminoze.112 Për mu’xhizet e tij ndijore na flasin shumë hadithe, ndërmjet të cilave ka edhe muttevetir hadithe, e shumë prej tyre janë meshhur (shumë të njohura). Këto hadithe tërësisht japin dituri të padyshimtë (el ilmul jekin) se këto ngjarja kanë ndodhur me të vërtetë dhe se Muhammedi e është me të vërtetë i Dërguari i All-llahut.113 Siç besojmë edhe se All-llahu XH.SH. e ka përkrahur me argumente pakontestuese dhe me shenja të qarta, të cilat pasqyrohen në cilësitë e tij dhe në virtytet morale të tij.

Besojmë se All-llahu XH.SH. i ka dhuruar asi konstruksioni dhe pamje trupore, saqë çdo njeri mendjehollë nga pamja e tij mund të kuptojë se ka të bëjë me Pejgamberin dhe se është e vërtetë e tërë ajo që flet ai.114 E, sa të bukura janë fjalët e Hasan bin Thabitit r. a.: "Edhe sikur të mos posedonte shenja të qarta, pamja e tij tërësisht do ta thoshte këtë."

Dhe besojmë se All-llahu XH.SH. ia ka dhuruar të gjitha virtytet morale të cilat i rekomandon Kur’ani, që provon vërtetësinë e tij dhe se All-llahu XH.SH. e ka përkrahur atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Askush nuk ka dëgjuar asnjë gënjeshtër nga goja e tij, qoftë për ndonjë çështje të fesë, qoftë për çfarëdo çështje tjetër të jetës së tij, as para pejgamberisë, e as gjatë pejgamberisë. E, sikur t’i ndodhte atij çkado qoftë nga kjo, madje edhe vetëm një herë, armiqtë e tij do të bënin çmos për t’ua trumbetuar këtë edhe të tjerëve. Nuk ka bërë kurrnjë vepër të keqe apo të pahijshme, as para pejgamberisë, as gjatë pejgamberisë. E, as që ka ikur ndonjëherë prej cilitdo armik të tij, pa marrë parasysh se në çfarë situatë të rrezikshme e të vështirë gjendej, siç ka ndodhur në Betejën e Uhudit dhe në Betejën e Hendekut. Ka qenë tejet i mëshirshëm dhe shumë i kujdesshëm ndaj ummetit të tij, saqë edhe All-llahu XH.SH. i ka thënë që ta zbusë këtë:

"... e mos u shkatërro ti për humbjen e tyre!." (Fatir:

"Nga gjiri juaj u erdhi një Pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe i mëshirshëm." (Et-Tevbe: 128)

Ka qenë në nivelin më të lartë të fisnikërisë dhe të dorëdhënësisë, nuk ishte lakmues për këtë botë, kënaqej me pak, nuk kursente asgjë (nuk ka pasur kursim). Ka qenë elokuent i jashtëzakonshëm dhe i prirur me fuqi të posaçme të shprehjes. Ishte shumë i butë dhe falte shumë. Nuk hidhërohej kurrë, pos për All-llahun XH.SH.. Ishte modest ndaj besimtarëve, i devotshëm ndaj All-llahut XH.SH. dhe muxhahid në rrugën e Tij. I ka mbetur konsekuent cilësive dhe virtyteve të veta fisnike që nga fillimi i jetës së tij e gjer në vdekje. Assesi nuk është ndryshuar apo korrigjuar. Përkitazi me këtë All-llahu XH.SH. na flet në këtë ajet:

"Thuaj (o Muhammed!): "Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kur’anin), e as nuk jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë)." (Sad: 86).

Është e sigurt se ai i cili paraqitet dhe dëshiron të tregohet i atillë çfarë nuk është në realitet, nuk mund të mbetet i tillë gjatë tërë jetës së tij. E Resulull-llahun e e kanë stolisur të gjitha cilësitë pozitive, çdonjëra në pikëarritjen e nivelit më të lartë të saj, e që nuk i është mundësuar askujt tjetër përveç atyre që i ka ruajtur All-llahu XH.SH..

Kompozimi i të gjitha këtyre cilësive dhe i virtyteve në personalitetin e Resulull-llahut e, gjithsesi është një nga argumentet më të mëdha të pejgamberisë së tij.115 Prandaj gjejmë se një numër i madh i mendimtarëve, pasi që janë njoftuar me sjelljen dhe sinqeritetin e tij dhe me të gjitha hollësitë e jetës së tij, kanë konkluduar se ai e flet të vërtetën. Ta përkujtojmë vetëm rastin e Hatixhes r. a., e cila e ka njohur mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e Resulull-llahut e, kur e pat informuar se i po i vinte Shpallja, duke i thënë: "Unë frikësohem për veten time", e ajo ka thënë: "Jo, për Zotin, kurrsesi. All-llahu nuk të turpëron dhe nuk të braktisë ty kurrënjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, i ndihmon bonjakët dhe ata që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën." 116 Rasti i njëjtë është edhe me Herakleun - mbretin e bizantinëve. Kur Resulull-llahu e ia pat dërguar një mesazh, me anë të cilit e thërriste në Islam, ai kishte kërkuar njërin nga arabët, të cilët atëbotë gjendeshin në mbretërinë e tij. Asokohe Ebu Sufjani, bashkë me disa kurejshitë të tjerë, ishte në kalim e sipër për në Sham, e Herakleu e ftoi në pallatin e tij, ndërsa rreth tij ishin njerëzit më autoritativ të mbretërisë së tij, e thirri përkthyesin, e pastaj filloi të pyes për Resulull-llahun e. Pasi që i dëgjon përgjigjet, ai nxjerrë konkluzionin e sigurt: se ajo që kishte dëgjuar për Muhammedin e dhe për cilësitë dhe virtytet e tij, është argument i mjaftueshëm se është e vërtetë ajo me çka kishte ardhur dhe se ai vërtetë ishte Pejgamber. Për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj bisede, e cila është zhvilluar mes Herakleut dhe Ebu Sufjanit, ne do ta citojmë këtu në tërësi ashtu siç e transmeton muhaddithi më i njohur dhe emiri i të gjithë muhaddithëve, Buhariu, në Sahihun e vet. Në këtë hadith do të gjejmë shumë mësime dhe instruksione, dhe argumentin se All-llahu XH.SH. e ka përkrahur të Dërguarin e Vet me argumente të qarta dhe me shenja të dukshme të vërtetësisë së tij, që pasqyrohet përmes moralit dhe sjelljes së tij gjatë jetës së tij, me gjithë Kur’anin dhe mu’xhizet e qarta.

Buhariu, rahimehullahi te’ala, shënon: "Na ka treguar Ebu-l-Jeman El-Hakem b. Nafiu, duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. ‘Abdull-llah b. Utbe b. Harbi b. Mea’udi, këtij i ka thënë ‘Abdull-llah b. ‘Abbasi, se e ka njoftuar Ebu Sufjani, se Herakleu e kishte ftuar në rezidencën e tij së bashku me disa kurejshitë, që kishin ardhur në Sham për tregti, gjatë periudhës së Marrëveshjes Paqësore të Hudejbijes, dhe vajtëm në Ilija’ ku gjendej ai së bashku me njerëzit më autoritativ të Bizantit. E thirri përkthyesin e tha:

"Pyeti ata se cili është më i afërt për nga origjina me atë njeri që po pretendon se është Pejgamber?"

Ebu Sufjani u përgjigj: "Unë jam më i afërmi i tij."

Herakleu tha: "Ma afroni atë, e shokëve të tij thuani që të radhiten prapa tij." Pastaj Herakleu i tha përkthyesit: "Këtë njeri këtu (Ebu Sufjanin) do ta pyes për atë njeri (Resulull-llahun e), e nëse e fsheh të vërtetën, shokët e tij le të reagojnë."

Ebu Sufjani tha: "Pasha Zotin, sikur të mos më vinte turp që prej meje të dëgjojnë gënjeshtra, unë do të gënjeja për të", - tha Ebu Sufjani për vete, - pastaj pyetja e parë që ma shtroi ishte:

"Çfarë origjine ka ai në mesin tuaj?

"Ndër ne ai është me origjinë të ndershme", - i thashë.

- Herakleu: "A ka folur ndonjëherë dikush prej jush fjalë të tilla para tij?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A ka qenë ndokush prej etërve të tij mbret?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A e pasojnë atë njerëzit e pasur apo njerëzit e varfër?"

- Ebu Sufjani: "Njerëzit e varfër."

- Herakleu: "A është duke u shtuar numri i tyre apo duke u pakësuar?"

- Ebu Sufjani: "Duke u shtuar."

- Herakleu: "A e lëshon ndonjëri prej tyre fenë e tij nga urrejtja ndaj saj pasi ta ketë pranuar atë?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A e keni akuzuar për rrenë, para se të flasë këtë që është duke thënë tani?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A është mashtrues?"

- Ebu Sufjani: "Jo - por që prej kur nuk jemi bashkë nuk e kemi të ditur se ç’është duke bërë.

Ebu Sufjani rrëfen: "Nuk munda të shtoj më asgjë tjetër, pas kësaj fjalie."

- Herakleu: "A keni luftuar kundër tij?"

- Ebu Sufjani: "Po."

- Herakleu: "Si ka qenë rezultati i luftës mes jush?"

- Ebu Sufjani: "Ndërmerrnim luftëra mes veti, luftëra garuese, herë fitonin ata, herë fitonim ne."

- Herakleu: "Çka ju urdhëron?"

- Ebu Sufjani: "Na urdhëron të adhurojmë vetëm All-llahun dhe të mos i përshkruajmë shok Atij. Të braktisim atë që thonë prindërit tanë, ta kryejmë namazin, të jemi të sinqertë, të ndershëm dhe të kujdesshëm ndaj të afërmve tanë."

Pastaj Herakleu i tha përkthyesit: "Përktheja atij: "Të pyeta për origjinën e tij, e ti më the se është me origjinë të ndershme ndërmjet jush. Kështu është me të gjithë Pejgamberët, ata zgjidhen nga familjet e ndershme. Të pyeta a ka folur dikush prej jush fjalë të tilla, para tij, ti the jo. Sikur të kishte folur ndokush fjalë të tilla para tij, kisha menduar se ky njeri është duke i imituar të tjerët. Të pyeta se a ka qenë ndokush prej të parëve të tij mbret, ti më the jo. Sikur të kishte qenë dikush prej të parëve të tij mbret, kisha menduar se qenka njeri i cili kërkon sundimin - pushtetin e të parëve të tij. Të pyeta se a jeni duke e akuzuar për gënjeshtër para se ta thoshte këtë që është duke thënë, ti më the jo, e unë e di se ai nuk ka mundur të jetë i sinqertë ndaj njerëzve, e rrenacak ndaj All-llahut. Të pyeta se a janë duke iu përgjigjur thirrjes së tij paria e popullit apo shtresa e ulët (masa e gjerë) e tij, ti më the se është duke iu përgjigjur populli i thjeshtë dhe i pambrojtur, e zakonisht të tillë kanë qenë ithtarët e të gjithë Pejgamberëve. Të pyeta se a janë duke u shtuar apo duke u pakësuar, e ti më the se numri i ithtarëve të Pejgamberit është duke u rritur. Kjo është zakonisht me besimin derisa shpallja të plotësohet tërësisht.

Të pyeta se a e ka lëshuar ndonjëri prej tyre fenë nga pakënaqësia ndaj saj pasi që e ka pranuar atë, ti më the se jo, kështu ndodh kur njerëzit e pranojnë besimin me gjithë zemër. Të pyeta se a është mashtrues, ti më the se jo. Kjo është cilësi e të gjithë Pejgamberëve, ata kurrë nuk janë mashtrues. Pastaj të pyeta se çka ju urdhëron të besoni, e ti më the se ju urdhëron të besoni All-llahun dhe të mos i përshkruani shok Atij, që do të thotë se ju ndalon t’i adhuroni idhujt. Pastaj ju urdhëron ta kryeni namazin, të jeni të sinqertë dhe të ndershëm, e nëse është kështu siç thua ti, atëherë ai së shpejti do të sundojë edhe në këtë vend ku tani gjenden këmbët e mia. E kam ditur se ai do të paraqitet, por nuk e kam ditur se do të jetë njëri prej jush (arab). Sikur ta dija se do të mund të arrijë tek ai, mu tani do të nisesha në rrugë për tu takuar me të. E sikur të isha pranë tij, do t’ia kisha larë edhe këmbët.

 
 



 


Si Ju Duket Webi
Mir
Keq
Deri Dikun
Shum mir
Palidhje
mrekullushem
pollcode.com free polls

.

Lajmet e mëngjesit 09:00
Info 17:00
Lajmet qendrore 19:30
Qdo Te Dill Ne Ora 20:15
Qdo Te Hanë ne ora 20:15
HTML Free Code
 


 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden